Për nga bindjet dhe pikëpamjet politike, Edi Rama është po aq ‘serb’ sa edhe Vuçiqi!

Për nga bindjet dhe pikëpamjet politike, Edi Rama është po aq ‘serb’ sa edhe Vuçiqi!

Nga Kim Mehmeti - 29/08/2023

Kryeministri i Shqipërisë jo njëherë deri më tani e ka kritikuar Sofjen zyrtare për qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Gjë që mund t’i habit vetëm ata që ende nuk e kanë kuptuar se për nga pikëpamjet dhe bindjet politike, ai është ‘serb’ i përbetuar dhe andaj gjithë botën rreth vetes e sheh me ‘sytë’ e Beogradit zyrtarë. 

Sikur të mos ishte i tillë, ai prej moti do e kuptonte se problemi i Maqedonisë shkon përtej mosmarrëveshjeve historike me Bullgarinë: se edhe të sotmen e saj ajo e ndërton mbi ‘mendësinë’ serbe, mbi parimin e  armiqve të natyrshëm të popullit maqedonas – shqiptarët e bullgarët dhe ‘vëllezërve’ e mbrojtësve të natyrshëm të këtij populli – serbët!

Pra sikur kryeministri i sotëm i Shqipërisë të mos ishte i verbëruar nga dashuria ndaj vëllezërve të tij serb, ai prej moti do e kuptonte se shqiptarët nuk kanë pse e rrënojnë miqësinë e përhershme me popullin bullgar duke e ‘ndihmuar’ popullin maqedonas, duke e përkrahur popullin i cili në shumicë, edhe sot e kësaj dite, boshtin e vet kurrizor etnik e forcon nëpërmjet parullave ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptarë i mirë!’

Por sidoqoftë, duhet thënës se sulmet e Kryeministrit të Shqipërisë ndaj Sofjes zyrtare shpjegojnë diçka përtej verbërisë së tij politike, e që ka të bëjë me të vërtetën se për Tiranën zyrtare, shumëçka politikisht ka mbetur aty ku e kanë lënë emisarët e dikurshëm të Titos të dërguar në Tiranë: se në këto hapësira ka vetëm një qendër me ndikim rajonal – Beogradi.    

Po pra, qëndrimet e Kryeministrit të Shqipërisë ndaj Bullgarisë dhe mbrojtja e tij perverse e interesave maqedonase vetëm e shpërfaqin të vërtetën se dhe sot e kësaj dite Shqipërinë e drejtojnë ata që nuk janë çliruar nga të vërtetat serbe, se atë e kanë në duar edhe burrështetas të cilëve u ndodhë që edhe interesat e popullit të vet t’i shohin me syrin e mendësisë serbe. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco