Kriza e thellë që do ta falimentojë Ferizajin!

Kriza e thellë që do ta falimentojë Ferizajin!

Nga Dimal Basha - 28/08/2023

 

📌Si asnjë qytet tjetër, Ferizaji është kriminalizu me beton dhe rrjedhimisht kjo ka me dërgu në dy probleme madhore. E para, do të shkaktoj getozimin dhe rrrjedhimisht degradimin e qytetit, dhe poashtu falimentimin e qytetarëve dhe bizneseve!

🔴𝐃𝐄𝐆𝐑𝐀𝐃𝐈𝐌𝐈 𝐃𝐇𝐄 𝐆𝐄𝐓𝐎𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈!

▪️ Pjesa më e madhe e ndërtesave janë pa asnjë kriter. Pra të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nuk kanë hapësira të gjelbra, nuk kanë parkingje, nuk kanë cilësi, dhe rrjedhimisht një pjesë e madhe e tyre janë shitur me cmime shumë të lira. 

▪️ Cmimet e lira kanë kriju një problem tjetër, sepse pjesa më e madhe e blerësve janë familje të varfëra që janë zhvendosur në Ferizaj për një vend pune, mirëpo të cilat ndërtesa nuk kanë mirëmbajtje, dhe rrjedhimisht degradimi i këtyre ndërtesave po bëhet me shpejtësi të dritës. Kur ndodh mungesa e mirëmbajtjes, fillon degradimi dhe rrjedhimisht bien cmimet edhe më tej, dhe si pasojë aty ikin edhe ato pak familje që kanë mundësi me pagu mirëmbajetjen, kurse të njejtat iu shiten familjeve edhe më të varfëra, që ndikon në ulje të mëtejshme të mirëmbajtjes dhe rrjedhimisht të degradimit të mëtutjeshëm… dhe kjo miq na çon vetëm në një përfundim, këto ndërtesa/lagje shëndrrohen në geto, pra hapësira të territ ku graviton krimi dhe droga. Kjo gjendje kriminale pastaj bëhet problem i shtetit, dhe këtë skenar e keni sot në shumë shtete të zhvilluara, ku edhe po paguajnë kosto shoqërore dhe financiare.

▪️ Në krejt botën normale, qendra e qytetit kushton shtrenjtë sepse është luks! Për shembull, në New York, apartamentet në Manhattan kushtojnë shumë shtrenjtë dhe është e pamundur një familjeme të ardhura nën mesatare me jetu aty, dhe rrjedhimisht familjet që shkojnë për punë zakonisht gravitojnë në periferi në qytete si Bronxi për shkak të cmimeve më të lira. Në Ferizaj, në qendër të qytetit gjen apartamente më çmim më të lirë se në periferi. Pra, kemi situate paradoksale, ku më lirë blen apartament në qendër të qytetit në Ferizaj se në periferi, 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐦𝐞 𝐧𝐣ë 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞 𝐭ë 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐞, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐤𝐚 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫, dhe sot janë ndërtu ndërtesa pa asnjë kriter minimal për jetesë, dhe rrjedhimisht këto ndërtesa degradojnë dhe bëhen të pajetueshme, dhe kjo pastaj e dikton edhe uljen e cmimit të tregut, dhe paralelisht e shkatërron qytetin. 

▪️ Një problem tjetër që po e bëjnë këto ndërtesa është degradimi i lagjeve përreth. Për shembull, ki ndërtesë që ndërtohet në lagje me shtëpi të shtrenjta. Kjo ndërtesë nuk ka parking, nuk ka hapësiorë të gjelbër dhe pa kushte tjera elementare… dhe kjo shkakton që pastaj shitet shumë lire! Atjo lagje pastaj ngarkohet me shumë kerre që e ngulfatin rrugën, krijon shumë zhurmë, krijon shumë banorë, dhe shumë fëmijë që në mungesë të hapësirave të gjelbra mbesin duke luajtur nëpër rrugë dhe si pasojë shumë probleme… dhe kjo rrjedhimisht ia humb lagjes qindra miliona euro në vlerë. E keni shembull rrugën Gëzim Sahiti, ku një shtëpi ka kushtu deri 200 mijë euro, kurse tash midis lagjes po ndërtohet një ndërtim kriminal pa asnjë kriter, dhe rrjedhimisht shtëpitë përreth e humbin gjysmën e vlerës sepse askush nuk blen shtëpi që mbi kokë i rri një ndërtesë që i krijon problem me zhurmë, probleme me tollovi, problem me parking, problem me ujë dhe nuk ki as qetësi as rehati. Njejtë I keni ndërtesat te rrugën “Beteja e Kosharës” ku ki ndërtesë në hapësirë që nuk e zen asnjë shtëpi normale që janë shit me çmime të ulta, dhe cilësia është llom. Tash si pronar edhe nëse kërkon me shit me ik prej aty nuk mundesh sepse nuk ka njeri të çmendur që blen shtëpi që ka ndërtesën mbi kry e ku rruga nuk kalohet në këmbë nga kerret. Edhe nëse e shet, nuk arrin as gjysën e vlerës së tregut që e ka pas. Pra nëse në lagje kanë qenë 20 shtëpi me vlerë mesatare 200 mijë euro, aty vlera ka qenë 4 milion euro, kurse me një ndërtesë të vetme në mes së paku gjysmohet vlera dhe lagjia humb 2 milion euro (nëse e blen dikush), pa përfshi këtu cilësinë e jetës që degradohet, pra rehatinë e qetësinë e secilit banor! 𝐃𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐩𝐫𝐚𝐩ë 𝐤𝐚 𝐧𝐣ë 𝐟𝐚𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦, 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐀𝐠𝐢𝐦 𝐀𝐥𝐢𝐮𝐭 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐣𝐞𝐩 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡ë𝐦, 𝐩𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫, 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐨𝐫ë𝐭!

▪️ Shkurt, ndërtesat kriminale do të shëndrrohen në strofulla krimi dhe droge, dhe rrjedhimish këto geto do t’i dëmtojnë lagjet përreth dhe herdokur do të bëhen barrë e madhe për qytetin që ka me u detyru me pagu miliona me i rrënu ato!

🔴𝐅𝐀𝐋𝐈𝐌𝐄𝐍𝐓𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄𝐕𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐁𝐈𝐙𝐍𝐄𝐒𝐄𝐕𝐄!

▪️ Një problem tjetër që unë besoj ka me ndodh në këtë katrahur është falimentimi i shumë bizneseve, por edhe qytetarëve! Për kokë banori, në Ferizaj është ndërtu më shumë se në secilin qytet tjetër, dhe kjo për shumë arsye, duke fillu nga blerja e apartamenteve nga mërgimtarët, pastaj një pjesë e qytetarëve që kanë punu në Irak e Afganistan kanë ble apartamente si investim, dhe pjesë tjetër e familjeve që kanë ardh rrethina (Vitia, Kacaniku, Elez Hani, Brodi, Shtërpca e shumë vende tjera) si pasojë e zhvillimit ekonomik në qytet. Për shembull një familje 5 anëtarëshe që kam taku nga Kacaniku kishin ardh dhe në fillim me qira, por pastaj kishin ble një apartament 3 dhomësh  në qendër me vetëm 30 mijë euro!
Tani problemi në falimentim do të ndodh sepse sepse unë besoj thellë që është ngi tregu! Me fjalë tjera, shumica e mërgatës vetëm kanë ble. Unë njoh familjarë që jetojnë jashtë dhe pothuajse 90% e tyre kanë ble. Tjetra, pjesa më e madhe e atyre familjeve që janë shpërngul nga rrethina në qytet tanimë gjithashtu kanë ble, ose edhe janë me qira sepse me 300 euro merr me qira një apartament që ndoshta kushton 30 mijë euro. Kurse investitorët nga Iraki e Afganistani as nuk duhet të kalkulohen sepse ata nuk i kanë ble për banim, por shumica e tyre si investim, dhe pra shumica e këtyre apartamenteve që i posedojnë janë realisht janë të zbrazura!

▪️ Pra këtu kemi një përfundim, Ferizaji ka shumë ndërtesa, kurse shumica e tyre janë të zbrazura sepse shumica e tyre kanë ble. Sot Komuna vazhdon me lëshu leje ndërtimi, dhe ndërtesat po vazhdojnë mu ndërtu gjithandej, dhe unë besoj thellë se kemi ardh me një situate ku kemi më shumë ofertë e pak kërkesë, ose thënë ndryshe, mijëra apartamente e pak blerës, dhe kjo sepse shumica kanë ble! Këtë verë kuptova që shotja e apartamenteve ka rënie të dukshme dhe sot në Ferizaj kemi shumë ndërtesa me qindra apartamente të zbrazura sepse thjeshtë 𝐍𝐔𝐊 𝐊𝐀 𝐌Ë 𝐁𝐋𝐄𝐑Ë𝐒!

🔴𝐊𝐔 𝐍𝐀 Ç𝐎𝐍 𝐊𝐉𝐎!

▪️ Përgjigjen e gjeni tek libri i Michael Lewis “Boomerang, ku ai shkurtimisht tregon se në Irlandë është ndërtuar më shumë se ka blerës dhe shumica e tyre kanë mbetur gërmadha dhe rrjedhimisht ka shkaktuar krizë shoqërore e financiare! Ai shpjegon ndërtimin e tepruar në Irlandë pas një bumi ekonommik ku migrojnë shumë të huaj. Të huajtë nuk e shohin Irlancën si destinim të përhershëm dhe pas një kohe dhe disa krizave të huajt lëvizin, kurse në anën tjetër ndërtohet me të madhe dhe qeveria lëshon leje ndërtimi për 180 mijë apartamente, për të kuptuar në fund se vetëm 80 mijë janë shitur kurse 100 iu mbesin të zbrazura, dhe rrjedhimisht 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ç𝐤𝐚 𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚𝐩𝐬𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐦𝐛𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐠ë𝐫𝐦𝐚𝐝𝐡𝐚. Nëse e keni përcjellë tregun e shtëpive (house market) në Kinë, edhe ata po ballafaqohen me të njejtin problem, ku një investitor/ndërtues i madh tanimë ka kolapsuar, kurse një tjetër ndërtues tjetër gjigant gjithashtu duket të jetë afër falimentimit. Dështimi i këtyre investitorëve/ndërtuesëve është dështim zingjiror, sepse merr me veti viktima të shumta, duke filluar nga bankat që kanë huazuar miliarda dollarë por që nuk arrijnë t’i kthejnë, qytetarët që kanë paguar por nuk i marrin banesat e tyre, deri te kontraktorët që iu kanë ofru mallëra e shërbime por që nuk paguhen.

▪️ 𝐔𝐧ë 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥ë 𝐬𝐞 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧ë 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭ë𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐣𝐭ë, 𝐤𝐮 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐦ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐛𝐚𝐧𝐞𝐬𝐚 𝐬𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫ë𝐬. Komuna vazhdon me dhanë leje ndërtimi, ndërtuesit ndërtojnë, kurse qytetarët blejnë shumë pak sepse shumica e tyre tanimë kanë blerë. Në një moment nuk do të ketë blerës, dhe investitorët detyrohen me falimentu ose me ik, dhe kjo sjell kolaps zingjiror sepse ndërtuesit zakonisht invetsimet i bëjnë me para të blerësve, dhe kur nuk arrijnë të shesin më, andërtimi iu mbet në gjysmë, dhe rrjedhimisht kjo pastaj i falimenton pra ata qytetarët që kanë paguar (ose e kanë lëshuar tokën për ndërtim), i falimneton kontraktorët që kanë ofru mallëra (ashensorë, dritare, parket, ndriçim, beton, blloka….), dhe potencialisht bankat të cilat kanë huazuar mjete tek investitorët! Pra dështimi është zingjiror, sepse kur shkon në humnerë investitori/ndërtuesi, ai pastaj merr me vete kontraktorët, por edhe qytetarët!

▪️ Shkurt, unë besoj se Ferizaj do ta pësoj më së keqi, 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐤𝐚 𝐍𝐉Ë 𝐅𝐀𝐉𝐓𝐎𝐑 𝐭ë 𝐯𝐞𝐭ë𝐦, që është Komuna në krye me Agim Aliun, dhe dështimet do të jenë të dyfishta. 𝐄 𝐩𝐚𝐫𝐚, Ferizaj ka ndërtim të tepruar, pra ka shumë banesa por nuk ka blerës,  dhe kjo çon në 𝐟𝐚𝐥𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 e investitorëve, pastaj ky bëhet problem zingjiror dhe merr me vete bizneset dhe qytetarët. Komuna mban faj sepse Komuna kurrë nuk ka bërë asnjë vlerësim nëse qyteti ka ende nevojë për ndërtime, e për më tepër vazhdon me lëshu ende leje pa asnjë kriter të vetëm. Për me kuptu sa injorant janë, e kuptoni dek deklarata e nënkryetarit Lulzim Aliu i cili pat deklaruar se po e zhvillojmë qytetin për 900 mijë banorë! 𝐃𝐡𝐞 𝐞 𝐝𝐲𝐭𝐚, kjo qeveri komunale do të krijoj 𝐠𝐞𝐭𝐨 𝐥𝐚𝐠𝐣𝐞 gjithandej qytetit, dhe kjo sepse kanë dhënë leje pa asnjë kriter dhe është ndërtuar pa cilësi, dhe rrjedhimisht këto ndërtime kriminale shëndrrohen në geto hapësira, që pastaj degradojnë vlerën e lagjeve përreth dhe rrjedhimish degradojnë qytetin! 

▪️ E krejt kjo e dërgon komplet Ferizajin në një krizë të thellë, sepse degradimi i qytetit në kombinim me falimentimin e investitorëve, qytetarëve dhe kontraktorëve do të shkakton një krizë të madhe që nuk do të ketë Kryetar as Qeveri që do ta zgjidh! 𝐊𝐣𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐧𝐞𝐬ë𝐫, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐚𝐬𝐚𝐣 𝐮𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐤ë𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐦 𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐝ë𝐦𝐢𝐧 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐩ë𝐬𝐨𝐣𝐦ë 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐧𝐞 𝐧𝐞𝐬ë𝐫, ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐧𝐣ë 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬ë, 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐈 𝐬𝐨𝐭𝐬𝐡ë𝐦 𝐀𝐆𝐈𝐌 𝐀𝐋𝐈𝐔 𝐦𝐞 𝐤𝐥𝐥𝐚𝐩ë𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣!

𝐏.𝐒. Vlerësimi im është vetëm për Ferizajin sepse nuk besoj se gjendja është e njejtë në të gjitha qytetet tjera!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco