Qeveria e qeverisja nuk është politikë

Qeveria e qeverisja nuk është politikë

Nga Shenoll Muharremi - 26/08/2023

Kjo nuk po kuptohet mirë ende në Kosovë. Politika është marrëdhenie me tjerët, pozicione, vendime.. edhe luftë pak a shumë e garë për dominim dhe pushtet. Qeveria e qeverisja është krejt tjetër çka. Zbatim i politikave, menaxhim, programim, projekte. Qeveria është më shumë biznes, në kuptim të menaxhimit, sesa politikë. 

Për atë po na dështojnë partitë politike e liderët një nga një. Po futen në qeveri partitë, po aplikojnë politikë e as që merren me qeverisje. Përatë arsimi e shendetësia po na mbasin mbrapa. Çka është tjetër pos një dështin klasik në menaxhim afera e librave. Çka është tjetër pos dështim në menaxhim dhe kontrollë e përkrahje të sistemit shëndetësor vdejka e të ndjerës 35 vjeçare. Pastaj vrasjet nëpër klube nate e kafene. Të gjitha janë probleme menaxheriale dhe qeverisëse e asnjëra nuk mund të zgjidhen me ekonomi.

Lista e shembujve është e gjatë. Ekonomia mbi të gjitha kërkon politika zhvillimore dhe qeverisje proaktive dhe fakti që kemi këtë gjendje demostron që politika nuk arrinë me i pagu faturat e rrymës. Qeverisja kërkon programe, projekte, menaxhim.. e fjalët e politikës nuk mjaftojnë e as nuk kryen punë. Inflacioni nuk kontrollohet me fjalë e politikë, duhet intervenime të sakta menaxheriale. Mos me e zgjatë, Kosova ende nuk ka filluar vitin 1 të qeverisjes. Ende jemi me politikë që në thjeshtëzim është luftë me njëri tjetrin. E kur fillon qeverisja, atëherë fillojnë edhe problemet me u zgjidh dhe me pas përparime.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco