Shteti i cili vret pa zhurmë!

Shteti i cili vret pa zhurmë!

Nga Hasan Simnica - 23/08/2023
SHTETI I CILI VRET PA ZHURMË!!!!!
Nëse të ndjerën e kanë dërguar në Prishtinë nga Malisheva ka qenë vdekje prurëse për të.
Nëse ajo ka reaguar siç flasin familjarët me ajtje, ajo është dashur aty ti ndihmohet e jo të dërgohet në Prishtinë pa u trajtuar në vendngjarje.
Derisa ajo është ajtur dmth ka reaguar në formë reaksioni ,pse nuk është injektuar antishoku dhe nëse janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes pse nuk është berë koniotomia urgjente në vendngjarje.....
Por sikur në shumicën e rasteve futet pacienti në Autoambulancë dhe sikur një thës me grur dërgohet në Prishtinë.
Pse tek ajë person nuk intervenohet në vendngjarje ose në një institucion më të afërt.????
Kjo ka qenë për të vdekje prurëse.
Derisa shumica e këtyre profesionistëve nuk janë të përgatitur dhe po ashtu marrin pjesë në konferenca ,trajnime ,simpoziume për të arriturat e shkencës pa i mësuar njohurit bazë për të reaguar në raste të tilla,për ketë janë fajtorë institucionet përgjegjëse.
Një reaksion i tillë kishte për të ndodhur edhe në Itali ku paska jetuar e ndjera por reagimi kishte me qenë ndryshe ndoshta me një sukses më të madhë për të ta shpëtuar.
Më vjen keq për çdo viktimë të cilët nga pseudospecialistët që nuk janë në gjendje të fusin njëher e përgjithmonë standarde dhe protokolle dhe rregull për trajtim dhe intervenim në rast të paraqitjes së problemeve gjatë trajtimit.
Sa e sa ordinanca dhe miniklinka nuk kanë ose kan aparatura për licencim vetëm për sy e faqe që nuk janë në disa raste asë funksionale e mos të flasim që në disa raste nuk dijnë asë ti përdorin.
Vrasës i njerzëve është shteti me inspektorët e tyre që e bejnë punën sa për sy e faqe e jo profesionistë të cilët janë detyruar për shkak të tregut të vrazhdë që të harrojnë edhe profesionalizmin e tyre dhe pastaj e paguajnë me jetë.
Sikur të ndryshojë kjo Kosova jonë që aq shumë e deshëm për të mirë ndonjë ditë.
Një rast më duhet ta tregojë.
Një anesteziolog nga Kosova me titull asistent kishte përcjellë një pacientë nga Kosova në Turqi me aeroplan.
Pacienti ishte keqësuar gjatë rrugës në aeroplan por edhe pastaj pasi e marrin shërbimi i autoambulancës në turqi e shofin që pacienti ishte në gjendje jo të mirë ,i drejtohen anesteziologut që ishte me pacientin.
Doktorr na trego çka të bejme se ne jemi vetëm infermier ,por këtu në ambulancë i kemi të gjitha medikamentet e nevojëshum por na trego ti sikur doktorr se çka të bejmë.
Tregon personat që ishin prezent nga Turqia.
Anesteziologu nga Kosova tha vetëm na shikojke dhe nuk folke.
Doktorr çka me bë se është edhe më keq pacienti.
Anesteziologu nuk fliske.
Ata e dërgojnë pacientin në një Klinik aty edhe pse ishte doktorri nga Kosova me ta pa pas mundësi të i ndihmojnë.
Edhe e pyesin anesteziologun me titull asistent në fakultetin e Prishtinës ,a jeni doktorr ajo kur ju nuk ditët dhe nuk dini çka me bo ne ketë rast.
Kjo nuk është histori por është me dëshmi nga personat që ishin prezent.
Por ai person ja kishte marrë familjarit të shkretë 3000 mijë euro por të i ndihmojë nuk kishte ide për ti ndihmuar .
Kjo është Kosova e vertet si shkollohen dhe mësohen student të tjerë kur një asistent i tillë vetë nuk di.....
Ngushëllime familjes nga Malisheva.
Ky është një shtet i cili vret pa zhurmë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco