Çka ndodhi të martën në Greqi?

Çka ndodhi të martën në Greqi?

Nga Shenoll Muharremi - 23/08/2023

Mirë boll që janë taku njerëzit e rajonit. Po si nuk ju vjen marre edhe BEsë qe 20 vjet kanë jap premtimin me integru Ballkanin në BE, e as afër nuk janë. Kosova, pas 20 vjete as lishëm nuk lëvizë ende në Schengen. Tipike Ballkan, tipike BE. E kishin ba mish-mash. E kishin përzi me Ukrainë e Moldavi e çkamos. Kam shkruajt ma herët për krizën e identitetit të politikës së zgjerimit të BE. Nuk e din a dëshiron Zgjerim apo Fqinjësi.. 

Greqia nuk e kish ftu Edi Ramëm, e në anën tjetër dëshiron me u bë promotor i anëtarsimit të Ballkanit. Nuk mundesh. Se maspari nuk po ke fuqi me i tejkalu disa inate ne fqinjin tënd. Pastaj e dini çka i ka bë Maqedonisë, edhe emrin e ka detyru me ndru. Sot Ballkani, përveq shkaku i liderëve nacionalistë, edhe shkaku i pazotësisë së BE mbetet i varfër e izoluar, me ambient e ajr toksik për qytetarët që vetëm dëshirojnë me shku n'Gjermani. Kjo zatëm është integrimi modern, nuk po vini ju te na.. po vijm na tek ju.

E Kosova? Çka na ndodhi ashtu me Ukrainë! Pa pa pa. KM ja japi dorën disa sekonda menzi. U ngut e bani shumë të madhe.. video e filma inçizoj. Ma vonë Vućiqi e takoj një takim përmbajtësor edhe lëshuan deklerata "Nuk pranojmë me ndryshu kufinjët ekzistues". Pasiqë Ukraina e njef Serbinë e jo Kosovën, ishte thikë pas shpine për ne. Se mundet me u kuptu sikurse e njofin Serbinë me Kosovë pjesë të saj. 

A ka mësuar diçka kryeministri? Pa përkrahjen e SHBA-së, Kosova në diplomaci është një hiç. Shumicën absolute të njohjeve kualitative i ka sjellë shërbimi diplomatik i SHBA-së. E pasiqë i quajtëm "naiv" e i ndjekem e i bëmë miq me armiqët tanë, tani e shofim çka dmth me qenë vetëm. Në fund të tavolinës së takimeve e kishin ulur, e Vućiqin në qendër.

Me mendësi politike "unë kam të drejtë", qafën e then në diplomaci. Aty ka vetëm kryesisht interese. Shqiptarët me mendësinë e Albin Kurtit (me kobure në Athinë) kanë mbetë 600 vjet robër. E nëse nuk ndryshojmë këtë drejtim, kthehemi si kemi qenë në histori. Këto 25 vite (1999-2024) njifen si një 'incident' në histori. Kështuqë kfilluni pak.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco