Humanizmi para injorantëve!

Humanizmi para injorantëve!

Nga Gëzim Mekuli - 22/08/2023

Mërgimtarët largëhedhës, kursimtarë e atdhetarë, këtë vit kanë dërguar mbi 633 milionë euro në tokën e tyre e tek njerëzit e vet, pra 77 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, kjo sipas Bankës Qendrore të Kosovë.

Paçka, sot ka (ende) kokëderra e dykëmbësha që provojnë t'a nënçmojnë dhe t'a "gërnaqizojnë" këtë pjesë jetike të kombit shqiptar.
Shyqyr që "Zoti e robi" e di, se sa shumë budallenjë me portale e dështaka me televizione, ka sot në Prishtinë, në Tiranë e Shkup.

Unë për ty o Mërgimtar, o mbinjeri e zëmërplotbujari, kam vetëm këto fjalëgurë:
Ju duam, o grua, o burrë!

Të fala, o oksigjen i kombit shqiptar!

Mirë se vini në shtëpitë tuaja e ne shtetin që t'i e ndertove dhe për të edhe u flijove!

Tungjatjeta, magjja e shqiptarisë, gardiani i Republikës së Kosovës, i Tetovës, i luginës e Shqipërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco