KRIMI në mbrojtje të STËRKRIMIT!

KRIMI në mbrojtje të STËRKRIMIT!

Nga Sami Kurteshi - 19/08/2023

KËSHILLI PROKURORIAL në mbrojtje të PROKURORISË SPECIALE!

Këshilli Prokurorial i kriminalizuar në mbrojtje të Prokurorisë Speciale të stërkriminalizuar, kundër Vetëvendosjes! E sidomos kundër Qeverisë Kurti, nuk zgjedh mjete, rrugë, metoda.

E mbani mend propagandën e stërfëlliqur mediale, të organizuar në stilin gebelsian, për sulmin në Kuvend?

Ju kujtohet zelli për angazhimin e krimit të organizuar shtetëror, me kriminelët masha në kreun e policisë së Shpend Maxhunit, AKI-së së Bashkim Smakajt, të Prokurorisë Speciale të stërkriminalizuar dhe Këshillit Prokurorial të kriminalizuar skajshmërisht?

Organizohet propaganda në qeveritë e atëhershme, me ndihmën e papagajve të kriminalizuar në Kuvend, nëpërmjet altoparlantëve medialë me në krye RTP dhe Klan Kosova, me asistencë të T7 etj., të gjitha nën dirigjimin e ish-presidenit kryekriminel.

Gjashtë të rinj e të reja të Vetëvendosjes, me vite të tëra sillen nëpër skutat e labirinteve kriminale të sistemit policor e prokurorial të stërkriminalizuar, nëpër burgje.

Astrit Dehari vritet nga këto monstra njerëzore! 

Pas shtatë vitesh, të gjithë lirohen si plotësisht të pafajshëm nga gjykata! Vrasja e Astritit mbetet ende e pazbuluar nga Prokuroria Speciale.

Kush mban përgjegjësi penale për këtë organizim vrastar policoro-prokurorial?

Kriminelët vrasës organizatorë, zbatues nga Prokuroria Speciale, Këshilli Prokurorial, policia dhe AKI, nuk kanë vend në institucione por në burg!

Nuk ka qetësi pa drejtësi!

Drejtesi për Astritin!

Poshtë krimi i organizuar institucional!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco