Sot, një tjetër e premte e zezë për shqiptarët

Sot, një tjetër e premte e zezë për shqiptarët

Nga Sali Berisha - 18/01/2019

Sot është një e premte tjetër e zeze:

ne historinë e kushtetutshmërisë, interesit kombëtar dhe politikes se jashtme te Shqipërisë!

Te dashur miq, sot është një e premte e zeze ne historinë e kushtetuteshmerisë, të politikës së Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.

Kjo sepse këtë dite, me 18 janar te vitit 2019, presidenti i Republikës dekretoi albanofobin, antishqiptarin e mirëfillte, njeriun qe ne popull masivisht e thërrasin Zografi Bis si minister i jashtëm i Shqipërisë.

Kjo sepse kësaj here njëlloj si Jorgo Kristakis Zografi 105 vite me pare qe për llogari te magaliides shpalli autonomin e zonave jugore te vendit, Edvin Kristakis Rama me marrëveshjen e tij i fali Greqisë 2100 km det dhe trilionë metër kub gaz dhe fuçi nafte pasuri përrallore nëndetare te popullit shqiptar.

Edvinin shqiptaret e konsiderojnë dhe e thërrasin rendomë Zografi bis sepse ai është flamurmbajtës ne Tirane i idesë se Serbomadhise, iniciator i projektit te copëtimit, tregtimit te territoreve te Kosovës.

Kjo është një e premte e zeze ne historinë e kushtetutshmërisë dhe triumf i grushtit te shtetit brenda shtetit dhe kjo sepse:

Kushtetuta e Shqipërisë neni 102 pika “d” sanksionon” se kryeministri dhe jo zëvendës kryeministri,“kryen detyra te? tjera te? parashikuara ne? Kushtetute? e ne? ligje”.

Me ketë pike te këtij neni, ne arsyetimin me elementar do te thotë se Kushtetuta e kufizon kryeministrin dhe jo zëvendësin e tij te kryeje detyra te tjera përveç atyre qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligj.

Kushtetuta ka vendosur piken “d “ne nenin 102 me qëllimin për te kufizuar kryeministrin, për t'i diktuar atij se vërtet ti je shef i ekzekutivi, por fuqitë e tua kufizohen brenda Kushtetutës dhe ligjit, dhe për t'a detyruar keshtu me qellim kryeministrin, qe te respektoje parimin e dekoncentrimit te pushtetit ekzekutiv, parim qe de facto eliminohet me dekretimin e Edvinit ministër i jashtëm dhe çel rrugën ipso facto mbi bazën e këtij precedenti, pasi ka kryer grushtin e shtetit brenda shtetit duke eliminuar Gjykatën Kushtetetuese, te marre çdo portofol tjetër njëlloj si ne vende diktatoriale

Edvin Kristaq Rama për te marre portofolin e ministrit te jashtëm duhet qe te amendonte Kushtetutën, e cila qëllimisht nuk ka parashikuar qe kryeministri te marre edhe detyrën e ministrit por e ka urdhëruar atë se mund te marre detyra qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligj.

Po kështu puçisti Rama mund te merrte detyrën e ministrit te jashtëm duke amenduar ligjin organik te Këshillit te Ministrave dhe me ligj te autorizonte veten qe te merrte edhe detyre ministrore.

Kjo është një e premte e zeze ne historinë e shtetit shqiptar te bazuar mbi vlerat e pluralizmit politik pasi kjo dite ktheu një model rrenqethes dhe te shëmtuar te shtetit monist te Pasluftës se Dyte Botërore ku diktatori paranojak Enver Hoxha ishte edhe kryeministër dhe ministër i jashtëm i shtetit te tij diktatorial.

Kushtetuta e Shqipërisë ne nenin e saj 100 pika 4 sanksionon se: ‘Aktet e Keshillit te Ministrave janë te vlefshme, kur nenshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.’

Kështu qe sot e tutje te gjitha marrëveshjet ndërkombëtare te Shqipërisë, aktet dhe propozimet e Ministrisë se Jashtme qe do miratohen ne qeveri do kenë ne njërën ane firmën dhe vulën e kryeministrit Edvin, kurse ne anën tjetër firmën dhe vulën e ministrit te jashtëm Edver.

Turp dhe faqe e zeze!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco