Kjo luftë e gjelave: Një përbindësh dhe një revolucionar

Kjo luftë e gjelave: Një përbindësh dhe një revolucionar

Nga Shenoll Muharremi - 01/06/2023

Në prapavijë të kësaj krize në veri kemi edhe dy persona të cilët asësesi spo e durojnë njëri-tjetrin. Ata po përdorin gjithë forcën dhe fuqinë e tyre, po përdorin gjithë botën e tyre dhe botën reale, me shkatërru njëri tjetrin. Edhe ne jemi pjesë e lojës. Edhe Amerika e Europa, Rusia e Kina. Edhe shiu nga qielle është në lojë. Për njërin shiu dhe qielli është shpresë, po ngadalson protestat, e për tjetrin mallkim, po ngadalson realizimin e planeve.

Aleksandar Vuçiq, spo e duron dot Albin Kurtin. Ky i fundit ka vështirësuar punën dhe planet e tija rreth dialogut. Është një negociator që po shkatërron të gjitha nervat e tij. Tash ky përbindësh po përdorë gjithë botën të shkatërroj Albin Kurtin. Po ka sukses, për shkak se ne pa vetëdije apo nga injoranca po i ndihmojmë.

Nga gabimi i hapave po kthejmë miqët tanë ensencial në kundërshtarë. Kemi të drejtë, por skemi fuqi e forcë. Po gabojmë se po mendojmë ngushtë dhe cekët. Spo shofim e kuptojmë, spo marrim në konsideratë çfarë po ndodhë në Europë dhe botë.

Një trim po e humbas betejën. Ai shpreson që do e fiton luftën, por po e tradhtojnë emocionet dhe po çmontohet nga presioni i gjerë dhe thellë. Presion aq i madh sa askush nuk do ta përballonte, as legjanda skandinave e Thor! Por edhe ky po sulmon. Po dëshiron ta lëndoj dhe godas përbindëshin i cili ka zgjedhje në vendin e vet. Përkundër faktit që po rrezikon të ndezësh flakën në shtëpi të vet, ai spo ndalet.

Dëshiron ta godas dhe mbys gjarpërin në kokë. Dëshiron ta shpëton vehtën, vendin e tij, vendin e përbindëshit dhe gjithë rajonin. Por kjo, nuk duket e mundshme, për momentin. Universi është kundër. Duhet të modifikish strategjinë dhe taktikën. Ti prap mund të arrish sukseshin që duash, por duhet durim dhe kohë. Fleksibilitet nga ti. Të kesh maturi dhe levizësh mbrapa. Të ri-fitosh zemrat e miqëve, nëse është e mundur. Nëse jo, nuk do të jesh i pari e as i fundit që revolucioni ka ngrënë bijët e tij. Zgjidhja është e ytja. Të gjithë po të vëzhgojmë. 

Kjo luftë e gjelave në prapavijë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco