Një kontabilitet perfekt, por dizastër zhvillimor

Një kontabilitet perfekt, por dizastër zhvillimor

Nga Shenoll Muharremi - 28/03/2023

Çfarë shkolle qeverisëse apo ekonomike është kjo me u krenu që deficiti buxhetor apo i shpenzimeve më i ulti historikisht?

Kjo nënkupton numër më të vogël të projekteve dhe aktiviteteve qeveritare. 

Me këtë mendësi, ne mundemi vitin tjetër me pas zero deficit buxhetor, pse jo edhe me dalë surplus.

Sa ma pak punë e aktivitete, ma pak shpenzime, i mbajmë mjetet ndër jorgan në vend se me i përdorë për rritje të mirëqenies dhe mundësive. 

Ky vend ka nevojë me pas dhe me zbatu më shumë aktivitete dhe projekte sesa që ka buxhet, pra të ketë edhe deficit nuk është keq. 

Rregullat na lejojnë deri 3% të BPV deficit publik ndërsa 60% të PBV për borxhin publik.

Vendet në zhvillim kanë nevojë dhe duhet të shpenzojnë më shumë, të jenë më ambicioz. 

Ne mundemi me shku deri €300milion deficit, vetëm punoni e zbatoni projekte, të ja shofin hajrin bizneset dhe qytetarët. 

Nësë dikush dëshiron mu krenu më zvoglim të deficitit, i ftoj të ulin deficitin tregtar që na nxjer jashtë vendit rreth €5miliardë në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco