Atentati mediatik ndaj Astrit Deharit

Atentati mediatik ndaj Astrit Deharit

- 22/02/2023
"Na e vran' e na e shanë,
Na i thanë trathëtor."
Askush 'nuk e din' kush e vrau, dje, Astrit Deharin por, ne po e dimë se kush po e vret, sot, Astritin. Është media shqipe, ajo që, n'pikë të ditës, po e vret përditë Deharin-njeriun. Vdekja, tragjedia, mortja, vuajtja dhe emocionet e forta janë përbërësat e gazetarisë shqipe që kjo i lakmon dhe i (keq)përdorë; Të dashur lexues, edhe nga vdekja duan të përfitojnë.
Vdekja enigmatike e Deharit, gazetarët shqiptarë i shndërroj, herë-herë në policë e ndonjëherë edhe në Gjykatës hetues. Mënyrën se si po e trajton media shqipe rastin tragjik të Astrit Deharit, pra vdekjen, nuk e kam parë, nuk e kam lexu e as dëgju ndokund, asnjëherë, kurrnjëherë: biles as në trajtimin e kriminelëve më të mëdhenjë planetar.
Të dashur lexues,
Etika në gazetarinë shqipte ka vdekë. A keni pa, e, a keni dëgju ndonjëherë, dikund, e në ndonjë shoqëri, që mos me u tregu respekt, e as dhimbje, për Vdekjen. Vdekja, kjo trishtuese, vdekja, ky përfundim, vdekja e kundërta e Jetës, e Jetës, e Frymës, që respektohet e nderohet edhe në betejat më të përgjakshme, mes armiqëve më të mëdhenjë, nuk po nderohet nga media e çoroditur shqipe.
Hej, asnjë medium, asnjë gazetar, e asnjë gazetare, nuk po reagon për vrasjen e dytë publike, e politike, të Astrit Deharit!?
Atentati publik që po i bëhet Astritit, pra njeriut, hej njeriut, nga media shqipe, është i paparë; kurrë se kam përjetu një mbulesë të tillë primitive poshtëruese e të pandjenjë mediatike për të Vdekurin, për Vdekjen, për Ikjen, për Lamtumirën e fshehtë;
O sa dhemb, o sa faqe e zezë, o sa gjamë, lot, zhgënjime, e sa dhimbje po shkakton gazetaria e pa shkolluar dhe e pa edukatë shqipe.
Kujtojeni për pak çaste vdekjen e fashistit serb, Millosheviq: është raportu me më shumë respekt. Edhe për vdekjen e fashistit italian, Benito Musolinit, nuk është raportu nga mediat me më kaq urrerjtje, shpifje e propagandë. Edhe për Vdekjen e nazistit, Adolf Hitlerit, e për vdekjen e antishqiptarit, Josip Broz Tito, është tregu më shumë respekt...
- A ka vlera në këtë shoqni? A ka empati gazetarja shqiptare?
Të nderuar lexues,
Elegjia për Luigj Gurakuqin, shkruar me aq dhimbje nga Noli ynë i madh, i përshtatet kësaj zezdite të medias shqipe:
"Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran' e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.
Se të deshte dhe s'të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor."
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco