Heroi i munguar

Heroi i munguar

Nga Veli Bytyqi - 20/02/2023
"....E pafat eshte toka qe ka nevoje per nje hero", i kishte thene dikur Galileu nje studenti te vet, gjate nje shkembimi frazash ne mes tyre!
Toka jone ka ushqyer shume heronje, ka nxjerre shume te tille ne kohera e periudha te ndryshme, por ja qe pikerisht sot kur i duhen me se shumti nuk e ka as nje te vetem?! Nuk e ka, sepse po i duhet nje i tille shume, e sa here qe Kosova ndodhet ne udhekryq, heroi ose heronjet i mungojne!
Te merremi vesh ama, vendi sot ka nevoje per heronje te gjalle, jo vetem aso qe ua shenojme pervjetoret e renies, i kthejme ne numra. Nuk mund te jene heronje, nderkaq, delet apatike, diletantet servile, keta qe kaq shume e kane bere vendin te ndjeje nevojen e nje heroi te vertete ama.
Ka ardhur moti koha qe ta forcojme e rrisim rezistencen heroike, nese nuk duam qe shoqeria jone e traumatizuar, te humbas perfundimisht shpresen per te ardhmen e merituar, lirine jo vetem fizike, pa u terrorizuar me!
Kosova ende ka nevoje per rezistence, sepse nuk eshte nje shtet i lire. Nuk eshte i lire nga brenda, e kjo e bene te paqendrueshem, fluid.
Ne asnje rast ketu nuk e kemi fjalen per rezistence te armatosur, per perplasje brenda llojit, larg çofte, por per nje kundershti kolektive perballe te keqes, degradimit kolektiv, kunder krimbit brenda trungut, edhe pse shume te moçem!
E, ku ta gjejme heroin qe po e kerkon kjo toke e pafat? A eshte midis nesh? Une them qe po, eshte dikund ketu, por ne e kemi vrare keq ate per se gjalli!
Kosova ka nevoje dhe duhet ta nxjerre heroin e vet nga margiinat, nga izolimi i padrejte ku e kane futur e lene ata qe duan ta zhbejne shtetesine tone, ta njollosin luften tone.
Asnje dyshim nuk ka, se nje dite heroi dhe heronjet e gjalle te kesaj toke do te kthehen krenare e do t’ i dalin zot vendit, lirise e demokracise se munguar prejse ne e mbajme mend veten tone.
Heroi i vertete, i gjalle, sa shume po na mungon!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco