Veprime paradoksale në fushen e sigurisë nacionale të vendit

Veprime paradoksale në fushen e sigurisë nacionale të vendit

Nga Drizan Shala - 13/02/2023

Republika e Kosovës ka tani më të krijuar në mase të madhe arkitekturen e sigurisë se vendit duke krijuar institucione relevante që për fushëveprimtari ka mbrojtjen , garantimin e rendit kushtetues nga faktoret e jashtëm dhe atyre të brendshem.

Por paradoksalja e gjithë kesaj është që nuk është menduar për udhëheqësit e ketyre institucioneve që emrohen në pozita për një periudh se si të trajtohen pasi të jene larguar/pushuar apo vetëdorehequr nga udhëheqja e institucionit të sigurisë.

 Në Republiken e Kosovës ekziton një mekanizem siç është Këshilli i Sigurisë Kombëtare por që në kuadër të ti marrin pjese sipas ligjit vetem personat që janë me mandate aktive duke mos ju japur hapsirë edhe ish bartëse të ketyre institucioneve të japin imuptet e tyre profesionale nga udhëheqja e institucioneve që për fushëveprimtari kanë mbledhjen , përpunimin e informacioneve sipas ligjit nr 03/L-178.

Pra sipas asaj që në çdo vitë vendoset PVPIS ( Platforma vjetore të Politikës se Inteligjencës dhe Sigurisë ) e cila miratohet dhe aprovohet nga niveli politik aty nuk e sheh në terren pjesen ku do të duhet të trajohen ish udhëheqesit e dikasterit të sigurisë dhe inteligjences.

Arsyja qendron në atë se sipas ligjit për informacioneve të klasifikuara respektivisht neni 7 pika 2 në pjese për kompetencat për klasifikim , një person ( drejtor , udheheqes ) mund të klasifikoje informacione me karakter nacional në tri nivele të parapar sipas po keti ligji , ai/ajo na momenti i shkeputjes se marrëdhenjes se punes , nuk ka përkujdesje institiucionale dhe kjo mund të paraqitet rrezik përmanent.

Prandaj duhet të ishte udhes që në kuadër të zyres se Presidentit të Kosovës të vendoset një këshill ku do të angazhoheshin ish udheheqesit e institucioneve të sigurise në njeren anen duke shërbyer si këshilltar profesional ne anen tjeter duke u përkujdesur shteti për ish udhehqesit e intitucioneve të siguris dhe inteligjences.

Marr parasysh faktin që kemi një trend të ndryshimeve në mekanzimin e sigurise dhe inteligjences në një periudh të shkurt ndryshme të shpeshta që mund ta pengojn zbatushmerin e PVPIS nga një udheheqës ne tjetrin brenda një intervali të shkurt kohor.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco