Baba Vjosa

Baba Vjosa

Nga Kimete Berisha - 11/02/2023

- Prej ditës së parë Presidente, kurrë nuk u bë rehat.

Prej se është në pushtet - e ka pushtuar frika nga humbja e pushtetit.

- I është tekë Rusia.

Nuk parashikon luftë me Rusinë, por e parashikon se Rusia do ta pushtojë Kosovën - pa luftë.

- E ka dëgjuar fjalën 'hibride',thotë se lufta ruse për pushtimin e Kosovës do të jetë 'hibride', demek jo luftë-luftë klasike, por luftë 'e maskuar'!

- Gjithkah sheh uniforma ushtarake të Rusisë.

S'di a po i sheh këta të letërsisë, a e ka parë Gogolin, apo po sheh veç ushtarë.

- Ua ka mësuar emrin kriminelëve rusë. Ata janë në Kosovë, por askush nuk i ka parë.

- Kur e pyet gazeta 'Ku janë ata rusë që do ta pushtojnë Kosovën', Presidentja thotë se 'E di që janë diku, por askush nuk e di ku...janë duke u hetuar'.

- Është paranojake, sheh vetëm rrezik, kërcënim.

Lexon mesazhe të 'fshehta' dhe dyshon në motivet e secilit.

Ofendohet kollaj, e tërbon kritika, është defensive, vazhdimisht e zemëruar, hakmarrëse dhe arrogante.

- Është tutëse e madhe dhe prandaj me familje me krejt u largua nga Mitrovica për një jetë më të mirë në lagjen luksoze të Prishtinës, ku nuk sheh rusë.

- Kur rusët nuk i sheh në tokë, i sheh në ëndërr, duke ia marrë presidencën.

Ku nuk sheh rusë origjjnal, si zëvendësim i sheh shqiptarët me qëllime ruse.

- Njësoj si kryeministri që nuk i beson askujt dhe frikësohet se të gjithë e rrejnë dhe se një ditë (apo thënë më saktë: pas mesnate) do të përfundojë i tradhtuar nga të gjithë

(që gjithqysh ndodh - u frikësove s'u frikësove)...Presidentja së paku i beson Ibrahim Rugovës.

- Njerëzve që u beson kjo janë kryesisht të vdekur, ndërsa gjendja e Albin Kurtit është edhe më e rënduar, se ky nuk u beson as të vdekurve.

Pëe çdo rast të jesh syçelë...se dikush të mund edhe nga varri.

- Frikën e saj, paranojën e saj e projekton si plan të armikut.

Kur pyetet për fakte - nuk i ka.

Thjesht e ndjen një rrezik që nuk e lë t'ia dikë lezetin pushtetit.

Me ndjenja i deshifron planet ruse.

- E ka zgjedhur Rusinë si rivale personale, sepse Rusia është më e 'madhja'!

Vjosa Osmani ndjehet aq e madhe sa që e ka humbur rrugën.

- Anipse e di rrugën deri në Ulqin, ku do të ikte si refugjate nga Rusia, dhe do të rrezitej në plazhin e vogël derisa të kryhej lufta...

- Ushtarët e FSK duhet ta stërvisin Komandanten e tyre që ta fsheh frikën- të bëj sikur nuk tutët.

Fundin e barkut nuk duhet t'ia tregosh armikun.

- Presidendja duhet të frikësohet e fundit, e jo t'i paraprijë tragjedisë, ta ndjell tragjedinë, ta parashikojë tragjedinë, ta provokojë tragjedinë - siç po bën prej ditës së parë në Presidencë.

- Kur nuk flet me të vdekurit në varreza - merret me Rusinë.

- Kur armiku flet për luftë - njeriu i mençur hyn në luftë duke folur për paqe.

- Nuk ka pushtet që ta heq frikën.

Dhe kur je në vendin e gabuar, siç është kjo zonjë e përhënur nga frika - nuk gjen qetësi.

- Tash që hija e saj është më e vogël, frika nga hija e saj është më e madhe.

P.S. Përndryshe, Albu lena Corleone dëshmon se 'Gratë e Kosovës janë shumë të rrezikshme'!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco