Milanoviç nuk po e bën për herë të parë të tilla deklarata, Kosova po e mbyll gojën

Milanoviç nuk po e bën për herë të parë të tilla deklarata, Kosova po e mbyll gojën

Nga Gurakuç Kuçi - 30/01/2023

Shkruan Gurakuç Kuçi

Zoran Milanoviç, president kroat, deklaron se Kosova i është aneksuar Serbisë. Në qershor 2022, ai kishte deklaruar po ashtu se askund nuk shkruan se Serbisë i kërkohet njohja e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë e kishte thënë gjatë Forumit të Prespës në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e fundit dhe ajo e vitit 2022 do të duhej ta alarmonte Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ta thërriste menjëherë në raportim ambasadorin kroat në Kosovë në lidhje me këtë deklaratë të presidentit Milanoviç dhe pastaj të bëhej notë proteste ndaj shtetit kroat. Kjo tregon seriozitetin diplomatik dhe vëmendjen në politikën e jashtme të shtetit të Kosovës.

Ish-ambasadori i Ukrainës në Serbi Oleksander Aleksandrovich, vitin e kaluar kishte deklaruar se nëse Serbia i dënon sulmet e Rusisë në Ukrainë, këta të fundit e respektojnë integritetin territorial të Serbisë, përfshirë Kosovën.

As në këtë rast nuk reagoi MPJD e Kosovës, edhe pse Kosova ishte duke e përkrahur fuqishëm Ukrainën. Madje nuk ia kërkuan as njohjen në këmbim të përkrahjes dhe strehimit të refugjatëve.

Në të dyja rastet Kosova tregoi mos-seriozitet diplomatik dhe tregoi se nuk ka interesa të vetat shtetërore por vepron në kokat e disa individëve. Jo rastësisht në raportin e ambasadorit të Kosovës në SHBA thuhet se komunikimi me zyrtarët amerikanë “Në nivelin e shteteve dhe të autoriteteve lokale (përjashto Uashingtonin dhe ato që janë realizuar si pjesë e vizitave të nivelit të lartë), ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi…”. Kjo tregon se SHBA nuk i beson diplomacisë dhe përfaqësuesve të Kosovës pasi ata janë vetëm figura dhe e gjithë politika varet tek individët një dy apo tre persona dhe nuk ka instititucionalizim. Kjo dukuri është e kamotshme dhe aspak e re, por pse nuk po ndryshon...!
Milanoviç gjithashtu ka thënë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco