Krrokatje sorrash sorroiste

Krrokatje sorrash sorroiste

Nga Bleron Baraliu - 28/01/2023

U ba turlifarë kastraveci që nAmerikë n'maksimum ka marrë erë si turist ose tue pretendu që ka ardhë 'me punë' apo 'me raportu' me na tregu se qysh 'u prishkan raportet me Shtëpinë e Bardhë'! 

Teveqelë e stokholmista ojëqëist, Amerika nuk është institucion magjik me pozicione të ngurta dogmatike, por një tërësi njerëzish e zyrtarësh që janë mendjehapur, të mirëinformuar, dhe të gatshëm me dëgju argumente se cilat janë zgjidhjet optimale dhe pse jo, nëse jo, ato që propozojnë ata.  Zatën, është dashtë një argumentim i tillë, kryesisht nga lobi shqiptar, për me bind DASH që UÇK është forcë përparimtare e jo 'guerilë destruktive' dhe se vetëm Kosova e pavarur është zgjidhje e pranueshme përtej konfliktit të vazhdueshëm.

Imagjinoni sorrat soroiste të sotit sikur të krrakisnin më 1998&1999: UÇK duhej të përmbysej dhe Kosova ti nënshtrohej presionit për kooperim me dhe nën sërbi! As Ibrahim Rugova nuk ka pranu një shkallë të durimit e nënshtrimit që po propagandoni ju, lëre më populli kur ka vendosur se  nuk ka rrugë tjetër veç asaj të lirisë dhe sovranitetit të plotë.

Imagjinoni sikur të bëheshit bashkë sot kundër asociacionit sikur që u patët bërë para 2-3 vitesh kundër shkëmbimit (gjë që është një paradoks i vërtetë sepse kjo e para është larg më destruktive se mund të ishte e dyta) se si do të reagonin akterët e jashtëm, përfshirë Washingtonin?!

Por kur i shohin jargët ojëqëiste, kujtojnë se bëhet zajednica; megjithatë shpejtë do të mësojnë që kjo punë nuk bahet, as me hatër e as me dhunë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco