Një pyetje heretike për dialogun

Një pyetje heretike për dialogun

Nga Enver Robelli - 26/01/2023
Ishte dështimi i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë për të penguar gjenocidin e forcave serbe që e shtyri NATO-n të ndërhyjë kundër terrorit të Beogradit në Kosovë. Edhe një dështim Perëndimi s'mund t'ia lejonte vetes në Ballkan në vitet 90-të. Parodoksalisht pa Srebrenicën dhe Sarajevën si simbole të barbarisë serbomadhe, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë zor se do të kishte ndodhur apo do të kishte ndodhur tek pasi numri i viktimave do t'i ishte afruar atyre të luftës së Bosnjës.
****
Në njëfarë mënyre tani historia po përsëritet: agresioni rus kundër Ukrainës që nisi më 24 shkurt 2022 ka shkaktuar ndryshime tektonike në gjeopolitikë dhe e ka kthyer edhe më shumë Perëndimin në Ballkan. Rrjedhimisht edhe në Kosovë. Për herë të parë pas një dekade negociatash ku më shumë flitej për rolin e Serbisë në Kosovë se sa për rolin e Kosovës së pavarur NDAJ Serbisë, tani lufta e Ukrainës ka mobilizuar diplomacinë andej dhe këndej Atlantikut drejt një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit që bazohet në parimin e barazisë. Si shumë procese negociatore, edhe ky proces ka disa të panjohura, por është me rëndësi të shikohet më larg në horizont dhe të shtrohet pyetja heretike: a është më i rëndësishëm anëtarësimi në OKB apo hapja e perspektivës për integrime europiane dhe në NATO? Nga përvoja historike e shoqërisë kosovare përgjigjja mbase është e qartë: rol vendimtar për çlirimin e Kosovës ka luajtur NATO dhe jo UNICEF-i apo UNESCO!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco