Buxheti i ndarë për RTK-në, e fundos atë

Buxheti i ndarë për RTK-në, e fundos atë

Nga Mehmet Kalisi - 05/01/2023

Fundosja e RTK-së 

Buxheti i ndarë për RTK-në për vitin 2023 në shumën prej 8.9 milion euro, përfundimisht RTK-në e bën jofunksionale në kuptimin e përmbushjes së misionit të tij. Duke e shndërruar vetëm në një agjenci punësimi jo më shumë, aq më pak kur shohim se 90% e këtij buxheti shkon për paga të punëtorëve dhe shpenzimeve tjera adminsitrative. RTK si një vlerë dhe aset kombëtar duhet të trajtohet seriozisht dhe me dinjitet. Bordi aktual i RTK-së është duke bërë një punë shume të madhe, andaj duhet mbështetur akoma më shumë nga të gjithë faktorët relevant. 

Një propozim - model financimi i qëndrueshëmi për RTK-në

Burimet e qëndrueshme të financimit publik janë kyçe për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjate të transmetuesve publik.
Në një analizë të mëhershme kisha mundësinë të hulumtoja për modelin më të mirë të mundshëm për transmetuesin publik duke u bazuar në katër principet të cilat janë vendosur nga EBU për transmetuesit publik të cilat janë: 

E para: Financim i qëndrueshëm dhë adekuat, e dyta: të jetë i pavarur nga ndërhyrjet politike, e treta: i drejtë dhe i justifikuar, dhe parimi i katërt: transparent dhe llogaridhënës. Në vazhdim sjell edhe një model të financimit të mundshëm për RTK -në për të cilin besoj se është i përshtatshëm për rrethanat e aktualitetit kosovar.

Financimi i RTK-së, të bëhet nëpërmjet një takse e cila mblidhet nga organet tatimore, mjetet teknikisht anashkalojnë sistemin e financave të shtetit, dhe shuma e cila do të transferohet në Fondin e Radio Televizionit është jashtë buxhetore dhe përcaktohet me ligj. E njëjta shumë transferohet në televizionin publik, nga e cila ajo paguan tatimin mbi vlerën e shtuar (10%), pra në vend të një agjenti privat përfituesi do të ishte edhe vet buxheti i shtetit. 

Të gjitha familjet nuk do të paguanin të njëjtën tarifë televizive, kjo nënkupton që personat të paguajnë 0.70 % të të ardhurave të tyre të tatueshme. Në Kosovë sipas Agjencionit Kosovar të Stati¬stikave janë të punësuar rreth 386,870 mijë persona. Subjektet korporative me të ardhura  bruto vjetore  me më pak se 50,000 € do të paguanin taksën e transmetimit publik në masën 60 € në vit, ndërsa ata me të ardhura bruto vjetore me  mbi 50,000 € do të paguanin 0.30%, por jo më shumë 500 €uro në vit. Në Kosovë biznese aktive janë diku rreth 184,200 mijë biznese. Pensionistët me pension bazik të moshës të paguajnë nga 0.50 euro, ndërsa pensionistët kontribut - dhënës nga 1euro në muaj, ndersa ata të cilë kalojnë moshën mbi 75 vjeç te zgjedhin në mënyrë vullnetare për të paguar apo jo. Këtu përfshihen vetëm   rreth 148 mijë pensionist me pension bazik të moshës, dhe pensionistët kontribut pagues rreth 50 mijë pensionist. Standard i vlerësimit të të hyrave të llogaritet viti paraprak kalendarik. Sipas këtyre përllogaritjeve del se nga kjo formë e financimit mund të mblidhet një buxhet me mbi 26 milion euro në vit, relativisht i  mjaftueshem per nje funksionim normal te RTK se. 

Pensionistët  nga kategoritë e dala nga lufta si dhe përfituesit e skemave sociale  përjashtohen nga kjo taksë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco