Pushteti m'i mori edhe shokët!

Pushteti m'i mori edhe shokët!

Nga Kimete Berisha - 03/01/2023

1. Asnjëra parti nuk më ka ftuar në ndejat e fund-vitit me gazetarë e opinionistë. Që do të thotë: ose unë nuk jam gazetare ose veç mua më marrin seriozisht. 

2. Në daç më besoni - në daç jo, prej se Albin Kurti është në pushtet, as shokët që i njoh qe '100' vjet, nuk kanë guxuar të dalin të pinë kafe me mua: 

- jo që nuk më duan, 
por dikush ka pasur frikë se kur t'i sheh Hajrullahu me mua 'nuk u jep pare për projekte të kulturës', 
e dikush ka pasur frikë se 'ma sheh sherrin e nuk gjen punë'.

Që ka thënë Kamy, nuk ka gjë më të neveritshme sesa respekti i bazuar në frikë.

3. Mund t'i frikësohesh një krimineli, është normale, ama Albin Kurtit - 
nuk ju 'bërtet' as nuk merr 'hak' nëse shokët e m'i - pinë kafe me mua. 

4. Nuk është lehtë të jesh Unë, me një fat të çuditshëm (nëse ekziston fati - se nuk ka mbet më asgjë për t'u besuar).

Pushteti m'i mori edhe shokët e shoqet! 

5. E vetmja rrugëdalje nga vetmia është të fotografohem me Albin Kurtin (edhe një herë), e t'ua heq frikën prej tij. 

T'ua sqaroj, pyeteni nëse nuk më besoni: se Albin Kurti (në fillim) u tregua fer me mua (përmes Glauk Konjufcës më ka ftuar të bëhem deputete e VV), 

por s'kam dashur sepse kam menduar se nuk mund të ekzistoj si një njeri i varur nga grupi, e që më tregon dikush se çfarë duhet të mendoj.

6. Çka u bë me mua kështu? 

Nuk ndjej asgjë. As inat, as hidhërim, as nevojë të marr hak.

Prej se jam dorëzuar dhe nuk kam më asnjë pritshmëri - ndjej veç lumturi. 

7. Unë jam bijë e Lutanëve, jam rritur në një shtëpi ku pleqnohej për çdo gjë: prandaj nuk më befason ligësia. 
...ndërsa atdhedashurinë ma ka mësuar disidenti Teki Dërvishi, i cili një herë më ka pas thënë: 
Unë shkruaj - e NN nuk guxon t'i lexojë shkrimet e mia. 

Ky NN (s'po ia përmend emrin - sepse nuk i përdorë kujtimet e huaja) - mbahej si avangardë e shoqërisë. 
P.S. 'Kur e hetoni se dikush po ju shmang - mos e pengoni' 
~~ Buddha

Mitrovicë, 3.1.2023

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco