Bojkotoni barkodin 860

Bojkotoni barkodin 860

Nga Edison Jakurti - 27/12/2022

Janë tre agjentë në ekonomi që mund të ndikojnë në zvogëlimin, në mos ndaljen e plotë, të konsumit të mallrave nga Serbia – Qeveria përmes barrierave jo-tarifore (reciprociteti, kuotat) ose tarifore; tregtarët përmes ndërprerjes së importit dhe shitjes së mallrave që vijnë nga atje; dhe, qytetarët përmes bojkotimit të mallrave kur Qeveria nuk i përdorë mekanizmat e saj dhe tregtarët vazhdojnë të importojnë dhe shesin mallra nga Serbia.


Përderisa Qeveria nuk i përdorë mekanizmat e saj, dhe kërkesa nga qytetarët për mallrat e Serbisë nuk bie, tregtarët do të vazhdojnë të importojnë sepse e dinë se ka shitje. Kemi shumë pak shembuj të shkëlqyeshëm të tregtarëve që nuk shesin asnjë mall nga Serbia.


Në fundvit, blerjet rriten. E nga trendi që e kemi pa këtë vit, ku kemi importuar mesatarisht mbi 1 milionë euro mallra nga Serbia në ditë, gjasat janë që edhe blerja e mallrave nga Serbia të rritet.
Kjo nuk duhet të ndodhë. Çdo ditë po e shohim përshkallëzimin e agresionit të Serbisë ndaj shtetit tonë. Andaj, në këtë situatë, thirrja mbetet e njëjtë për të gjithë qytetarët: bojkotoni mallrat e Serbisë! Bojkotoni barkodin 860! Kjo është më e pakta që pritet të bëhet nga të gjithë ne.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco