A duhet mbyllur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës?

A duhet mbyllur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës?

Nga Fadil Saiti - 25/12/2022

Dje lexova dokumentin prej 36 faqesh të publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës për synimet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin. 

Një analizë skandaloze. Por pyetja që dua të ngre këtu është, si është e mundur që ne të vazhdojmë të financojmë organizata të kota si kjo akademi? Kushdo që kupton pak nga qeverisja e parasë publike nuk mund t'i shmanget pyetjes se ku e bazon Qeveria e Kosovës ndarjen e 1.2 milionë eurove cdo vit? Cila është vlera e shtuar që ne si qytetarë të republikës marrim nga puna e kësaj akademie? Nuk është vetëm ky punim që meriton të kritikohet. 

Në përgjithësi: misioni, mënyra e qeverisjes, filozofia që karakterizon punën e kësaj organizate kërkojnë rishikim kritik.

Kosova nuk e ka luksin t'u japë rroga "intelektualëve" që nuk i shtojnë asnjë vlerë korpusit të shkencës, artit dhe dijes në përgjithësi. Nuk ka asnjë organizatë akademike në botë ku anëtarët e saj paguhen në baza mujore pa prodhuar asgjë. 

Në Britani, ta zeme, të bëhesh anëtar i akademisë nuk do të thotë përfitim financiar. Anëtarët e saj të rregullt nuk marrin asgjë nga të qenit anëtar i akademisë, përveç  prestigjit akademik.

Jo vetëm kjo organizatë, por edhe organizatat e tjera në Kosovë paguhen për asgjë, si Instituti i Albanalogjisw, ai i Historisë e të ngjashme. Sa më shpejt që këto organizata të reformohen dhe paguhen ekskluzivisht në bazë të produkteve që prodhojnë, aq më pak do të merremi me dokumente të tilla që më shumë se mjegull, prodhojnë përçarje brenda kombit.

Prandaj, ndoshta jo mbyllja, por kjo dhe organizata të ngjashme si akademia duhet të reformohen në themel, sepse siç janë, nuk prodhojnë asnjë vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco