Kush janë kriptotitistët - neojugosllavët?

Kush janë kriptotitistët - neojugosllavët?

- 25/12/2022

Sa here e kritikon Titon ata në debat u sjellin e Enverin (të bëmat e tij). Nga ana tjeter janë shumē anti Shqipëri por e respektojnë në maksimum ( dile ndihen inferiorë) Edi Ramën.

Janë ish aktivistë të zellshëm të LKJ'ës ose pinjollë të udhëheqësve komunistë.

Edhe e madhërojnë të kaluarën e tyre edhe shiten properendimorë. E disa nga ata tashti madje publikisht shesin nacionalizëm (disa madje madje edhe kalojnë në racizëm sidomos antiserb) kurse shpirtnisht (pak si t'i shprushë) ndien nostalgji për komunizmin dhe janë inferior ndaj Serbisë, ende duke e shikuar Perendimin nëpërmes Beogradit.

Disa nga ata, që konsumimin e mishit të derit e kishin si krenari, tashti janë bërë edhe fetarë.

Për ata Tito sikur të ketë lindur me 1966, ta ketë marrë pushtetin me 1974 dhe  vdekur me 1980.

Gjithë periudhën para 1966 (krimet mbi shqiptarë të përmasave gjenocidiale) ja adresojnë Rankoviçit, duke e portretizuar ate sikur të ishte shef i Titos - e jo siç ishte e kundërta

Për ata Tito ishte demokrat i djathtë, e jo komunist i cili erdhi në krye të PKJ'ës (si 48-49 vjeçar) duke qenë stalinisti më i devotshëm i ish Jugosllavisë, sepse ndryshe nuk zgjedhej duke u nisur nga fakti se Kominterna (Stalini) vendoste për udhëheqësit komunistë gjithandej.

Fare nuk e permendin faktin se Tito (Vallteri) udhëhoqi "Sektorin e Katërt", në Luftën Civile të Spanjës, e cila për detyre kishte vrasjen e trockistëve. Pra ishte aq stalinist i devotshëm sa ishte në gjendje të vrasë për Stalinin.

Po ashtu fare nuk e përmendin faktin se gjatë pastrimeve të mëdha të Stalinit, Tito së bashku me bullgarin Dimitrov, ushëhoqi "Departamentin për Ballkan", e cila merrej me kuadrot. Post të cilin e përdori për eliminimin e konkurrentëve të tij, si bie fjala Josip Çizhinskin (Milan Gorkiç) i cili ishte udhëheqësi (Sekretar i Përgjithshëm) i PKJ'ës para tij (para se e dërgoi në eliminim).

Si stalinist "de jure" ngeli deri me 1948 (pra deri në pleqni - deri sa ishte 56 vjeçar), kur për çështje egosh Stalini i tha jo Titos. 

Atë ndarje e paraqesin si  ndarje nga totalitarizmi, pra "demokracia v dikaturën", e që në fakt RSFJ ndryshimet e para "demokatike" fillon t'i bëjë me 1963 (pra pas 15 viteve të sistemit stalinist), atëhere kur Rankoviçi u forcua (duke e përdorun UDB'ën, e cila ishte kontrolluesja e kuadrove) duke u bërë si lider i serbëve (popullit më të madh në RSFJ)  fakt që atij i paraqite rrezik për karrierë. Atëhere Tito ishte 71 vjeçar.

Dikur, edge nën influencën e historiografëve serbë, ishin tmerrësisht anti Perandori Osmane - Turke. Tashti  mundohen tërë punën e  historinëve shqiptarë nacionalistë (sado e vobeketë që është) ta injorojnë tërësisht duke e potencuar shkollën e majtë "anal" të historisë, sidomos në relacion me Turqinë (Perandorinë Osmane) dhe Jugosllavinë (periudhën 1966-1980).

Kushtetutën e 1974 e paraqesin si kontribut të udhëheqësve shqiptarë e jo si rezultat I luftës titiste për pushtet, per çka natyrisht se ne shqiptarët pêrfituam.

Zhvillimit ekonomiko-shoqëror, të cilën e pêrjetoi Kosova, e shojegojnë si meritë të tyre, e jo si produkt I kohës dhe proceseve (kontradiktave shoqërore).

Organizimin e Demostratave të 1981'ës, ja adresojnë UDB'ës së Serbisë, e jo si një rezultat i proceseve të pêrpjekues tonë të vazhdueshme historike. Qoftë per të mirë apo për të keq.

Shkojnë aq larg sa edhe Fadil Hoxhën i fusin me një thes Shaban Palluzhën i barazojnë.

Etj, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco