Messi dhe arabët

Messi dhe arabët

Nga Daut Dauti - 24/12/2022
Pa kaluar një javë, një arab nga Omani ia ofroi Messit 1 milion dollar për Bishtin që ia dhuroi emiri i Katarit me rastin e shpalljes së Argjentinës kampion të futbollit në botë. Messi është edhe ambasador i Arabisë Saudite për turizëm, për të cilën punë ai merr rrogë të majme. Nuk janë vetëm paratë që e lidhin Messin me arabët.
Në fakt, në Argjentinë ekziston një klimë e favorshme për arabët dhe nga ky mes del Messi. Në këtë shtet jetojnë 4 milionë arabë. Prej tyre 1 milion janë myslimanë dhe shumë të rëndësishëm për jetën ekonomike dhe politike të Argjentinës. Myslimanët në këtë shtet nuk kanë ankesa pasi që ky vend nuk ka diskriminime ndaj tyre.
Nga mesi i myslimanëve arabë të Argjentinës ka dalur edhe Carlos Menem, njëri ndër kryetarët e suksesshëm të këtij vendi. Menem ka qenë mysliman, por thuhet se është konvertuar ( i krishter) kur ka hyrë në politikë. Disa thonë se është konvertuar sa për sy e faqe dhe me qëllim të përparimit në një shoqëri konzervative katolike, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Me rëndësi është që arabët e ndjejnë veten mirë në Argjentinë.
Pra, Messi nuk është zgjedhë rastësisht ambasador i Arabisë Saudite. Messi është personaliteti më i popullarizuar ndër arabët gjithkund. Adhurimi ndaj tij është shtuar edhe me faktin se ai është përkrahës i Palestinës. Duhet kujtuar se Messi ka qenë ai që refuzoi që Argjentina të luante me Izraelin në Jerusalem pasi që nuk e pranonte për kryeqytet të Izraelit.
Pra, Messin nuk e lidhin vetëm paratë me arabët. Ai, sikur edhe futbolli, është punë edhe e qëndrimeve politike.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco