Të hetohet Lista Srpska!

Të hetohet Lista Srpska!

Nga Enver Bytyçi - 12/12/2022

Lista SerbeNga kjo analizë objekt kryesor është e duhet të jetë prania e Serbisë dhe politikave të saj në subjektet politike të minoritetit serb në Kosovë.Nëse ato i kontribuuan aksioneve destabilizuese të armikut, apo kontribuuan për kontrollin shtetëror në veri të Kosovës?
Kosova kaloi dhe ende po vazhdon në një sprovë të fortë, në luftën e saj të ftohtë për territorin. Nuk ka për t’u mbyllur kjo plagë derisa ajo të bëhet anëtare e OKB-së. Por, kriza e sotme është më e egër se çdo herë tjetër. U qëllua policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it. Jo vetëm u ngritën barrikada, por Beogradi kërcënoi se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë.


Nëse i analizojmë të gjitha veprimet dhe aksionet provokuese të presidentit të Serbisë, atëherë vemë re se skenari vetëm se përsëritet. Dhe sa herë përsëritet, aq herë ndodh e njëjta taktikë zgjidhjeje: - Presion Kosovës për të bërë lëshime, ankesa e madje kritika deri të ashpra kundër liderëve të saj dhe thuajse asnjë reagim ndaj akteve barbare e kriminale të Beogradit dhe bandave të tij në veri të vendit.

Duket shumë qartë se në veri të Mitrovicës nuk janë serbët ata që shkaktojnë trazirat. Janë strukturat paralele të fshehta deri në bodrumet e kishave serbe e të armatosura në mënyrë të kundërligjshme. Sa më shumë ushtrohet kjo stërvitje në veri, aq më shumë serbët zhgënjehen nga skenari i mashtrimit të Beogradit. Ata kanë kuptuar se presidenti dhe qeveria serbe luajnë për interesat e tyre dhe jo për qytetarët serbë në Kosovë. Ata e dinë se nuk është e vërtetë ajo që thotë Vuçiq se “po ushtrohet terror ndaj tyre”. Sepse askush nuk ka cenuar qoftë dhe një anëtar të pakicës serbe në veri ose në jug të Ibrit. Prandaj serbët janë së paku skeptikë ndaj politikës së Beogradit.

closevolume_off
Lista Serbe subjekt destabilizues e luftë-ndje


Por, ndërkohë në Kosovë e sidomos në veri të saj është Lista Srpska ajo që vepron si një organizatë politike me frymëzim terrorist. Kjo organizatë politike e serbëve duhet hetuar. Ajo i duhet nënshtruar një ekzaminimi juridik, sepse asnjë organizatë e tillë, në asnjë vend të botës, nuk mund të jetë legale, kur cenon në mënyrë të përsëritur rendin kushtetues të një vendi. Ndoshta Gjykata Kushtetuese duhet të urdhërojë hetimin e veprimtarisë anti-shtetërore të Listës Srpska dhe ta shqyrtojë legalitetin e saj.

Lista Srpska është thjesht instrument në duart e Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës. Ajo u krijua me bekimin e Vuçiq dhe Hashim Thaçit. Qeveritë e korruptuara të Kosovës, me bazë lidhjet në PDK, AAK dhe te LDK e Isa Mustafës, u pajtuan me mbështetjen pa kushte të kësaj partie të serbëve në Kosovë, e cila i ngjan partive të shpallura si terroriste nëpër botë. Mbështetja që Lista Srpska mori nga Thaçi, Mustafa dhe në raste të caktuara edhe nga Haradinaj, ishte një nga shkaqet e faktorizimit të saj, si dhe të rritjes së pranisë së qeverisë së Beogradit në Kosovë.

Rasti i konfliktit të këtyre ditëve në veri të vendit është i volitshëm për të bërë një vlerësim real e objektiv të situatës dhe faktorëve që çojnë vazhdimisht në këtë lloj krize të përsëritur. Nga kjo analizë objekt kryesor është e duhet të jetë prania e Serbisë dhe politikave të saj në subjektet politike të minoritetit serb në Kosovë. Lista Srpska duhet parë si subjekt destabilizues e luftë-ndjellës dhe si e tillë ajo nuk mund të ushtrojë veprimtarinë e saj politike. Kjo edhe për faktin se deputetët e funksionarët e kësaj partie janë betuar në kushtetutën e Republikës së Kosovës e ndërkohë çdo ditë provojnë se e shkelin atë.

Krahasoni kritikat e Baerbeck me ato që kanë bërë e bëjnë politikanët e Kosovës ndaj Vuçiqit!

Ndërkaq analiza duhet të kaplojë edhe rolin e faktorëve të tjerë politikë në raste të tilla krizash. P.sh duhet parë se cili ishte qëndrimi i partive opozitare. Nëse ato i kontribuuan aksioneve destabilizuese të armikut, apo kontribuuan për kontrollin shtetëror në veri të Kosovës? Qëndruan pranë policisë së Kosovës dhe institucioneve të saj, apo me deklarimet e tyre ndihmuan politikat destabilizuese të Beogradit dhe të Listës Srpska? Pra, çka ndodhi me faktorin politik shqiptar në Kosovë e madje edhe jashtë saj?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco