Sfida e radhes mbi sigurinë nacionale

Sfida e radhes mbi sigurinë nacionale

Nga D - 06/12/2022

A ka kapacitet Kosova që të garantojë mbarvajtjen e gjithë procesit të zgjedhjeve të parakoshme në 4 komuat e Kosovës?

Nese i referohemi raporteve zyrtare në keto 4 komuna kemi 81 qendra të vendvotimit të cilat janë të ndara si në vijim :
 

  • 25 qendra ka Mitrovica e Veriut
  • 13 qendra ka Zveçani
  • 16 qendra ka Zubin Potoku
  • 27 qendra ka Leposaviqi

Faktet teknike që e determinojnë procesin janë si në vijim :

Kemi dorëheqje /dorëzim të detyes nga zyrtaret Policor të këtyre komunave dhe që kanë vepruar në to.

Kemi mungese të drejtorive komunale të këtyre komunave ( Arsimit )

Kemi mungese përfacueseve nga komisioni komunal zgjedhor në këto komuna 
Kemi dorëheqje të Prokuroreve/Gjyqtareve që kanë juridiksion në këto komuna 

Kemi shkeputje të komunikimit nga niveli qendror me atë lokal në gjitha instancat

Pra mbajtja e zgjedhjeve lokale me 18 dhjetor në vetëvete ngerthen disa pyetje që interferojnë në procesin operative që nga parapregaditje /gjatë procesit / dhe kryesorja nese do të mbahen pas procesit të sigurimit të materialeve sensitive.

Sepse nese analizojmë para vetit kemi keto skenar të mundëshem :
Nuk do të hapen shkollat ( qendrat e vendvotimeve ) për të mbajtur zgjedhjet ( do të detyrohet KQZ të gjej alternative për të mbajtur siç është kuvendet të ketyre komunave )

Qendrat e vendvotimeve do të hapen me pengesa teknike dhe monitorimi nga strukturat paralele do të jete evidente duke llogaritur pjesmarrjen në votim nga komuniteti serb ndaj të cileve do të pasojnë masa shantazhuese/kërcnuese.

Qendrat e vendvotimeve do të hapen pa as nje penges por që në momentin që ka rritje të pjesmarrjes nga komuniteti serb jashtë kondinimit më strukturat paralele athere do të tentohet që të djegen kutiat brenda vendvotimeve dhe kjo do të behet e sinkronizuar duke ja vështersuar veprimin e institucioneve të sigurisë.

Qendrat e vendvotimeve do të hapen dhe do të marrin pjese në mënyre të organizuar qytetaret serb dhe do ti bejn të pavlershme fletvotimeve duke shkruar mbi to :
Lista Serbe/Kosova dhe Metohia
Republika e Serbis /President Aleksander Vuçiq
Asociacioni i Komunave Serbe
Vrehet një presion edhe të përfacuesit që kanë shprehu në fillim interesim për kandidim por që pas një “shantazhi apo kërcnimi” janë terhjekur me motive personale. Keto zgjedhje do të japin kahjen se si do të veprojnë edhe komunat tjera që udhëheqen nga subjekti politik Lista Serbe :

  • Shtërpca
  • Kllokot-Vërboci
  • Graçanica
  • Novobërda
  • Ranillugu
  • Parteshi

Se a do të hynë pastaj edhe keto në zgjedhje pasi të vlërsohet veprimi i institucioneve të Kosovës më ndonje kërkese eventuale pran Gjykatës Kushtetuese me tematiken : Çka do duhet të ndodh nese dështojnë mbajtja e zgjedhjeve dy/tri here radhazi ?

Dhe nese Gjykata nuk e definon këtë athere do të hym në një cikell interesant të veprimeve politike duke nxitur veprimet për formimin e Asociacion të Komunave Serb ku deri athere do të kemi problem të garantojmë frymen institucionale të Kosovës në komunat përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco