RTK kërkon më shumë para nga taksapaguesit e Kosovës?!

RTK kërkon më shumë para nga taksapaguesit e Kosovës?!

Nga Gëzim Mekuli - 18/11/2022

Vërejtje!

RTK kërkon më shumë para nga taksapaguesit e Kosovës?!

Si nuk ju vjen turp? Si nuk po e ulni kokën e me u turpnu para popullit për gjithë ketë bërllok e këtë lëmsh që e keni prodhu qe plot 20 vjet.

Ju jeni "kockarnica" më e gërditshme, dhe më e urrejtur, nga bota normale shqiptare.

RTK është kontaminuesi më i madh i kodit kulturor e politik brenda hapsirës shqiptare, e ndjekur nga TVSH e Tiranës.

Me pas shtet, e me pas gjykata normale, gjysma e udhëheqjes së RTK do duhej të ipinin llogari për shumë faqe të zeza që janë bë në atë "shtëpi publike".

RTK, kjo kontrrolluese dhe shtrembëruese e realitetit politik, social e ekonomik.

RTK, ky chernobili ynë. Dhe duan prap pare, dhe kërkojnë më shumë buxhet?!

Ku janë vlerat humane, profesionale e objektive në RTK. Ju nuk jeni fabrikë e as industri për t'u punësuar e për t'u pasuruar, por për të informuar, reflektuar, kritikuar e për të ndihmuar.

Të gërditshëm në përmbajtje, e të egër për pasuri, kjo është RTK, ky chernobili ynë, e faqja e zezë e jona!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco