Marrëveshja finale, Lumiri, Memli, Ramushi

Marrëveshja finale, Lumiri, Memli, Ramushi

Nga Liri Loshi - 18/11/2022

Me keqardhje e them se Lumiri, Memli dhe Ramushi janë të lajthitur kur flasin për atë që ata e quajnë “marrëveshje finale”.

Një marrëveshje e tillë nuk ndodh brenda kësaj dekade edhe sikur sot të nënshkruhej Asociacioni i komunave me shumicë serbe, madje edhe sikur të pranohej që ky asociacion të kishte kompetenca ekzekutive.

Serbia dëshiron që të marrë nga Kosova krejt atë që mundet duke manipuluar me serbët e Kosovës dhe duke shantazhuar bashkësinë ndërkombëtare me improvizim tensionesh që gjoja mund të përshkallëzojnë deri në një luftë të re.

Një politikë e mençur dhe e koordinuar panshqiptare do t’ia djegte në dorë këtë letër Vuçiqit.
Shqiptarët janë në anën e drejtë dhe janë në mbrojtjen e botës së fuqishme demokratike.

Serbia nuk guxon to nisë luftën, sepse atë e ka të humbur para se ta nisë.

Albin Kurti duhej ta pranonte propozimin amerikan për shtyrjen e zbatimit të targave.

Nëse atëherë ishte gabim ajo që e bëri, tash është gabim kthimi prapa! Ky është moment për shqiptarët që të jenë bashkë dhe të mos pranojnë asnjë shantazh nga Serbia.

Edhe një gjë duhet kuptuar. Eleminimi i Albin Kurtit nga loja nuk eleminon problemin kryesor e ky është Vuçiqi dhe Serbia me qasjen fashiste ndaj shqiptarëve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco