Mirëdita mashtrim! - Darka pompoze e Memlit

Mirëdita mashtrim! - Darka pompoze e Memlit

Nga Ramazan Bekteshi - 17/11/2022

Mirëdita mashtrim!
(Darka pompoze e Memlit)

Opozita erdhi në DC ndaras, me stilin 'vene, vidi, vici',  u shtruan darka pompoze (Memlit) pa treguar se kush, u përshpëritën në vesh, u vetëlavdëruan e u vetëkënaqën, se sa lartë e kanë çuar miqësinë me Amerikën, i bënë PR vetëvetes, u krekosën, se sa shumë miqë kanë në Amelikë, kongresistë e senatorë.

 Por, politikanët tanë të 'famshëm' harruan, se ata miq të shqiptarëve i mirëmban vetëm mërgata shqiptare, qoftë me votën e tyre, qoftë me fushatat financiare dhe me aktivitetet e tyre të shumta gjatë zgjedhjeve, thjeshtë me paratë e tyre që s'i kursyen kurrë për atdhe tanimë më dekada, sepse kjo formë e lobimit është legale dhe dobipruese në kryeqytetin e demokracisë supreme.

 Asnjë fjalë për mërgatën, për organizatat e tyre të famshme, për shqiptaro-amerikanët, që na sollën deri te pavarësia, për lobimin individual dhe kolektiv, dhe akronimet emblematike të këtyre organizimeve, por, të gjitha meritat ia atribuan vetëm vetëvetes. Vallë, çfarë interesi na paska Senatori/Kongresisti që të përkrah Memlin/Lumirin që se përqësojnë popullin, aferim për vetëmashtrim!

Erdhën ndaras, hynë te xharrai Eskobar për atë ritualin e famshëm të 'synetisë', (me shnet u koft), dhe bënë gara me njëri-tjetrin se kush do te bëjë më shumë takime, bënë gara edhe me pozitën legjitime, sepse kësaj radhe ata morën shkopin në vend karotës, atë karotë, që tani Memli e Lumiri e mbajnë fort e s'e lëshojnë dot nga goja.

Dilemat: A do ta ruaj LDK traditën me PDK-në kur është në pyetje marrja e pushtetit, a do të garojnë sëbashu për të ushtruar sundimin e tyre poshtërues, nëse u ofrohet grushteti,  për të "lehtësuar" dialogun, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin.
 
A i zgjodhën partitë respektive, PDK/LDK këta liderë për ndryshime të mëdha, apo janë aty për shkak rrethanave fatlume për këta të dy, që gëzojnë privilegje partiake dhe pozita, por pa asnjë të kaluar kontribuese për vendin apo partinë. A e kanë mësuar këta dy liderë leksionin e dështimeve nga paraardhësit e tyre, apo deshirojnë të vazhdojnë traditën, shpejtë do ta marrim vesh.

Do të doja që më në fund faktori shqiptar të bashkohet, kam shumë deshirë që diaspora jonë në BE dhe SHBA, si aset kombëtar, të luaj rolin që i takon për fatin e Kosovës në keto çaste kritike, kam shumë dëshirë që shqipfolësit Abazoviq-Rama-Ahmeti të pushojnë së përkrahuri hasmin e Kosovës. Do të dëshiroja që këto përsiatje mos të jenë vetëm mendime dëshiruese, por një këthesë e madhe drejtë unifikimit të faktorit shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco