Ramushi apo Hashimi? Si e zgjodhi Mahmut Bakalli çergashin e Dukagjinit në vend të atij të Drenicës

Ramushi apo Hashimi? Si e zgjodhi Mahmut Bakalli çergashin e Dukagjinit në vend të atij të Drenicës

Nga Salih Kabashi - 10/11/2022

Mahmut Bakalli pat thënë, prej dy çergashëve, hajt se po e ndihmoj çergashin tem…

Më 2001-shin e pata takuar Mahmut Bakallin në Prishtinë tek po bënte muhabet, ashtu këmbë, me disa njerëz që unë nuk i njihja.

Dukej se kishin dalë nga një nga ato farë takimet e shumta politiko-patriotike që organizoheshin aso kohe në kinemanë AAB të Pacollit.

-Hë! Mos e ke ndërmend të na gëzosh edhe me ndonjë tjetër parti?

Ka qenë shumë inteligjent dhe menjëherë e kuptoi thumbimin që po i bëja.

-T’raftë leshi më tha duke u qeshur teksa po i shtrëngonim duart miqësisht.

- M’raftë leshi n’lesh, ia ktheva.

Qeshem ne të dy dhe s’patën qare pa qeshë edhe ata që për mua ishin jabanxhi.

Nuk e di shumëkush se Mahmut Bakalli ka qenë përpiluesi e autori i programeve të pothuajse të gjitha partive politike kosovare, të majta e të djathta, të paraluftës e të pasluftës.

Mahmuti pas lufte ia shkroi programin dhe i bëri promovim të palodhshëm edhe AAK-së së Ramushit. U mundua ta përgatiste e ta gdhendte politikisht edhe Ramushin. Po e shohim sot se me sa sukses.

Dikush tjetër, nga intelektualët e Gjakovës të vendosur në Prishtinë, ishte çuditur pse Mahmuti kishte pranuar të futej pikërisht në partinë e Ramushit dhe, futë se futë, pse nuk ishte futë te PDK-ja e Hashim Thaçit.

Pasiqë gjakovarët mes vete janë më të hapur se me katundarë apo edhe me të tjerë nga të tjera qytete, me atë zërin e tij të ulët i kishte thënë çiltërisht:

- I pata kërkesat e mundësitë të shkoja te cilido nga dy çergashët. A t’shkoj te njani a të shkoj te tjetri. A t’shkoj, pra te Hashimi a te Ramushi…

Mendova e ç'mendova dhe në fund vendosa me shku te çergashi jem.

Ky ishte lokalisti e racisti Mahmut Bakalli që në vend të çergashit të Drenicës e zgjodh atë të Dukagjinit...

PS:Me folë të drejtën Mahmut Bakallin nuk kam mundur kurrë ta shoh me urrjetjen që e kisha për pjesën tjetër të nomenklaturës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco