A ka sot Kosova elitë intelektuale?

A ka sot Kosova elitë intelektuale?

- 09/11/2022

Po i bashkohem një mikut tim gazetar rreth debatit nëse ka apo jo sot Kosova një elitë intelektuale, siç e kishte në vitet '80 dhe '90. Kam shkruar edhe një herë për intlektualët e atyre viteve. Unë besoj se elita intelektuale në atë kohë ishte ndryshe nga kjo që ne sot i quajmë te tillë, e që përbëhet nga njerëz që në fakt kanë vetëm grada akademike.
Pse mendoj kështu? Sepse elita intelektuale e asaj kohe ishte prodhuese; prodhonte dije, art, kulturë.

 Edhe intelektualët e asaj kohe kanë qenë të lidhur me media (Radio Kosova, Televizioni i Prishtinës, Rilindja, Fjala, etj), por ato nuk i konisderonin si mjet pë promovim dhe pasurim, siç bëjnë sot.


E sot? Sot gjithçka ka ndryshuar. Mjafton të jesh komentator politik në një medium televiziv, merr para dhe promovimi është i garantuar. Televizionet sot e bëjnë ’kompetent të politikës’, e besa edhe intelektual, dikë që paraqitet nga një qendër europiane, që na thotë se jam profesor universiteti ndonëse atje bën punën e referentit.
Nuk do doja ta elaboroj më thellë nocionin e intelektualit. Megjithatë, janë disa atribute që dikë e bëjnë intelektual, të tilla si librat dhe punimet e publikuara nga shtepi botuese prestigjioze, pavarësia e mendjes, integriteti moral, etj.


Është e vështirë të thuhet nëse Kosova sot ka një elitë intelektuale të këtij profili. Ne këtu, sot, e identifikojmë një intelektual me dikë që ka një diplomë akademike, e që është gabim. Gabim sepse sot tek ne gradat akademike tregtohen si çdo mall tjetër. Kjo është arsyeja pse shumë nga këta që kanë diploma akademike me lehtësi e shesin dijen dhe integritetin e tyre për një pozitë dhe për një grusht lek.


Prandaj, kriza politike që po kalon sot Kosova është e lidhur ngushtë me mungesën e kësaj shtrese njerëzish; me mungesën e një elite të mirëfilltë intelektuale. E, kjo krizë që po kalojmë ne sot është shumë më e vogël se kriza morale. Ky popull nuk ka një pikë referimi të pavarur intelektual, siç kishte në vitet 80-90, për fat të keq.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco