Thënie të Albin Kurtit për luftën!

Thënie të Albin Kurtit për luftën!

Nga Kimete Berisha - 08/11/2022

1. 'Lufta më e rrezikshme është ajo luftë që fillon me buzëqeshje'.

2. 'Amerika nuk është gjyshja ime - sepse unë nuk jam nipi i saj'.

3. 'Për targat - Nuk i kam thënë Amerikës Jo, për targat - Amerikës nuk i kam thënë Po'.

4. 'Nuk jam prishur me Amerikën. Nuk mund të prishesh me dikë që kurrë nuk ke qenë i bashkuar...

' 5. 'Opozita është e pakënaqur me mua (që nuk ia plotësoj dëshirat), por nuk është mospajtuese me mua. Ata nuk mund të mos pajtohen me mua, sepse për të mos u pajtuar me mua së pari duhet të jenë në gjendje të më kuptojnë'.

6. 'Në takim me opozitën kaluam shumë mirë. Ramushi më tha: ia kajte nanën vendit dhe vetes'.

7. 'Askush nuk e di planin tim për rrugëdalje nga Veriu. As deputetët e Vetëvendosjes. Plani nuk duhet të zbulohet - sepse prishet'.

8. 'Unë mundem - por nuk dua t'i lë analistët pa punë. Këtu jam për të krijuar vende pune'.

9. 'Presidentja është duke kërkuar 'serbë të ndershëm', deri tash ka pasur sukses - e ka gjetur një serbe - antiserbe'.

10. 'Albulena Haxhiu është shumë vigjilente, pavarësisht që nuk e di se çfarë ka ndodhur me zyrat e gjykatës në Mitrovicë! A kanë mbetur dyer e zyreve hapur? O Zot, çfarë ka mundur të ndodh me pasurinë tonë! Mos po i merr kush kompjuterët! Mos i kanë harruar dritat ndezur! Hynë qentë aty, pinë cigare të pastrehët e i hyn flaka Drejtësisë....së braktisur'.

11. 'Me burgun e Mitrovicës a thua çka u bë! A kanë dhënë dorëheqje gardianët? Të burgosurit qysh janë'! A ju keni dhënë me hëngër'!

12. 'Presidentja u takua me komandantin e FSK-së. Gjatë takimit i tregoi atij (me fotografi) se si duket qyteti i Mitrovicës. Vjosa u takua edhe me ministrin e mbrojtjes. Ministri e shprehu gatishmërinë e tij që t'i mbrojë të pambrojturit...me theks të veçantë të moshuarit, ata m'i besoni mua, ju lutem'!

13. 'Kur ta kryej këtë luftë, Vajzës sime nuk do t'i tregoj kurrë që unë isha ai...heroi'!

14. 'Jam modest. Nuk kërkoj shumë në jetë: Krejt çfarë dua është të jem edhe Hero, edhe në pushtet. Thonë: Maxhen e mbush diaspora; kufijtë i ruan Amerika; Ama, askush s'thotë se Mua më bie hise puna më e zorshme: të mendoj'.

P.S. Një krismë eksplozivi u dëgjua në Mitrovicën veriore (ora: 19:43 min.).

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco