Hapja e Asociacionit me kompetenca-me dijeni, pa dijeni

Hapja e Asociacionit me kompetenca-me dijeni, pa dijeni

Nga Ramiz Kelmendi - 06/11/2022

Sot pikat kufitare dhe rrugët dytësore janë në shërbim të kriminelëve të çështjeve të shumta, kontrabandohen mallra dhe mallra të ndryshme /armatime.
Ku është sot Kosova ?! Në pozitën më të rrezikshme se që ishte ndonjëherë. Ne ishim në dialog për të përmbyllur Pavarësinë e Kosovës, me një shpejtësi dhe ritëm që e përcaktuan miqtë tonë  Amerika.
Instititucionet sjellin vendime (sa herë që vendimi është ligjor dhe kombëtarë është i drejt) që dialogu për Pavarësinë tonë të kthehet në  dialog të asociacionit me kompetenca, pa kopetenca -mbetet në vullnetin e liderëve dhe qytetarëve serb (kuptohet në Liderët e Serbisë).
Kush mundë të negociojë tani me serbët Lokal dhe liderët e tyre?!  Institucionet tona - për ta janë inekzistente. Ata nuk pranojnë asgjë nga ligjet e Kosovës, ata nuk duan bisedime as për asociacionin të çfarëdo lloji. Ata mendojnë të krijojnë një të ashtuquajturë Republika serbe, apo për tu bashkëngjitur me Serbinë (Gjithënjë duke fituar në kohë si do del Rusia nga lufta në Ukrainë).
Ata janë krijuar palë që nuk do bisedojnë me Institucionet e Kosovës, pra mendojnë se bisedimet me Institucionet e Kosovës bëhen me ndërmjetësim Ndërkombëtarë Europian-, pra thirrja për qetësi nga Borell dhe që të lejohet KFOR-i të veproj nëse rrezikohet siguria e tha z. Lajçak, i dijnë mirë KFOr-i kompetencat e veta, por e di edhe Lajcak.
Duke u krijuar palë për dialog për asociacionin, është taktikë politike që të bëjë Liderët e Serbisë palë e panevojshme në këtë dialog. Kjo do ishte vetvrasje territorial e  politike, pra negocimi me liderët e qytetarëve serb të Kosovës.
Për të dalur nga ky ngërç politik kërkohet pjekuri politike, as qëndrueshmëri dhe as trimëri (nuk mundë të thirresh në forca që nuk i   komandon dot si KFOR). Këtu ekziston rreziku që duke qëndruar qetë qytetarët në veri të organizohen (kinse me të drejtën e formimit të  Asociacionit sipas marrëveshjes së Brukselit) për krijimin e organeve të Asociacionit me kompetenca, të zgjidhen Liderët dhe të krijojnë bazë për dialog. Këtë akt të planifikuar - këto akte kanë bërë në Kroaci,  Bosnjë me me arsyetimin që nuk do prekim tërësinë territoriale të Kosovës.
Si do i ndalim këto aktivitete politike të organizuara dhe të mbështetura nga disa shtete Europiane? Asesi, nëse nuk involvohet Amerika me qëndrimet e qarta se nuk do ketë Asociacion me kompetenca, por se ndoshta për fat të keq pas situatës së krijuar pa dijeni, tani edhe duhet të  formojnë, që për Kosovën është një Republika Srpska në heshtje.
Qytetar të nderuar dhe ju Lider institucional dhe Lider politik, keni parasyshë thënien (Adoleshentët i hane dardhat e Liderëve u pihen dhëmbët) të kërkoni falje publike, sekretarit të SHBA-së  dhe të gjithë  të tjerëve për veprimet me mendim të mirë por me rezultat katastrofal për territorin e Kosovës. Kam punuar, vepruar  e demostruar, kam ndihmuar luftën, paqen dhe ekonominë dhe që të gjitha me vigjilencë dhe kam arritur të jem i gjallë.
SHBA janë miku dhe adresa jonë!
Ramiz Kelmendi

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco