Rama, politikani më i rrezikshëm dhe antishqiptar i Shqipërisë moderne

Rama, politikani më i rrezikshëm dhe antishqiptar i Shqipërisë moderne

Nga Emanuel Bajra - 04/11/2022

Ka gati një javë që të gjitha mediat kryesore britanike raportojnë për fluks të madh të Shqiptarëve nga Shqipëria për në Britani të Madhe me metoda klandestine dhe jolegjitime!

Mediat britanike thonë që shumë nga këta të ardhur janë kriminelë me të kaluar në krime të rënda dhe kontrabandues droge.

Po ashtu sipas këtyre mediave dhe autoriteteve të Home Office-it, shumë nga gratë të ardhura (58% e tyre) janë viktima të trafikimit seksual, dhunës në familje si edhe skllavërimit!

Autoritetet e NSA (Zyra Kombëtare Anti-Krim) thotë se shumë nga të ardhurit (gati 13.000 veç në vitin 2022) janë kriminelë të rrezikshëm që nga vrasës e deri në kontrabandues droge.

Shihet qartë që qeveria e Shqipërisë ka humb kontrollin mbi vendin dhe qeverisjen e vendit përderisa shpopullimi i Shqipërisë tashmë ka marrë hov të pa ndalshëm!

Ardhja kaq e madhe dhe e pa kontrolluar e gjithë këtyre njerëzve ka traumatizuar dhe vazhdon ti traumatizojë qytetarët Britanikë! Kjo nuk është fer!

Shteti Shqiptar po e humb një aleat të nevojshëm në Britaninë e Madhe!

Shqipëria me këtë gjest deri diku edhe i qëllimshëm nga mafia politike e Ramës, po ja vēshtirëson Kosovës edhe më shumë rrugëtimin drejt BE-së e në veçanti heqjen e vizave!

Kjo është e turpshme dhe qeveria e Shqipërisë duhet ta marrë nën kontroll këtë situatë që po ja dëmton imazhin e shqiptarëve gjithandej në mënyrë të pa kthyeshme!

BBC tashmë ka marrë vendim që të raportojë përditë mbi këtē situatë. Daily Mail (gazetë kundërthënëse anti-emigrantë) çdo ditë raporton e shkruan zi e më zi për këtë fenomen dekurajues dhe imazh-shkatërrues për shqiptarët!

Rama ka dështuar fundamentalisht nē Shqipëri!

Rama tashmë është figurë toksike gjithandej Evropës!

Rama ka vën veten përpara dhe injoron në mënyrë cinike dhe gjakpirëse nevojat e shqiptarëve të varfër!

Rama është shndërruar në politikanin më të rrezikshëm dhe anti-shqiptar nē historinë moderne të Shqipërisë!

Atë që ka bërë Enver Hoxha me izolimin e shqiptarëve për dyzet vite, të njejtin dëm Rama po ja bën shqiptarëve duke i hedhur jashtë vendit të vet ata dhe duke ua humbur edhe fytyrën, moralin dhe dinjitetin popullit shqiptar!

T U R P!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco