1 nëntori -një hap i madh

1 nëntori -një hap i madh

Nga Shqipe Mehmeti-Selimi - 31/10/2022

Një nëntori është një hap tjetër i rëndësishëm që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në shtetbërje dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit. Është ky momenti kur targave ilegale në Kosovë po ju shënohet fundi. 

Edhe sot mund të ketë skeptik dhe mosbesues ndaj vendimeve dhe vendosshmërisë së qeverisë së Kosovës, apo edhe ka të tillë që kërkuan të hiqej dorë nga ky vendim. 

Kishte mosbesues edhe kur u mor vendimi për moslejimin e referendumit të serbisë në Kosovë, edhe kur u mor vendimi për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, edhe kur u mor vendimi për mbulimin e simboleve në targat serbe si masë e reciprocitetit ndaj serbisë...

Dikush nuk besoi por ato vendime u zbatuan.

Edhe vendimi për ndalimin e targave ilegale është një vendim i ligjshëm dhe legjitim, madje këtë e thonë tani edhe miqt ndërkombëtarë. Si i tillë ky vendim duhet të zbatohet!

Targat SRB me akronime të qyteteve të Kosovës manifestojnë prezencë të Serbisë në Kosovë.
Kësaj prezence të Serbisë nuk do të duhej tia falim as edhe një ditë më shumë. 

Qeveria Kurti nuk e toleroi këtë situatë ashtu siç u lejua për më shumë se njëzet vite nga qeveritë e kaluara. 

Rikujtojmë se sot i merzitur ka arsye të jetë Vuçiçi dhe qeveria serbe, të tjerët nuk i kuptojmë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco