Ku e ka hallin Fatmir Limaj?

Ku e ka hallin Fatmir Limaj?

Nga Avni Zogiani - 31/10/2022

Kam vene re se Limaj eshte eksponenti opozitar mbase me i helmuari me urrejtje kunder Kryeministrit dhe VV-se.

Gjuha e tij kap ekstremet me te skajshme te urrejtjes, e pardje kapi nje nga keto amplituda kur tha, ta heqim kete helm!

Shume komentues e definojne kte thjesht si nje frustrim qe vie nga "pamundesia per te vjedhur".

Nuk e shof keshtu. Nuk them se mungesa e perdorimit te pushtetit per qellime te ngushta nuk eshte nje pjese e burimit te ketij frustrimi, por madje mendoj qe nuk eshte as kryesori.

Duhet ta njohesh me mire Limajn per ta kuptuar ku e ka...

Limaj ka qene nje djale patriot e besa edhe luftetar nga ata te rrallet. Pas lufte ai kishte pretendime per lider relevant te politikes qe pretendonte trashegimine e UÇK-se, por disi gjithmone e ka humbur hapin per te qene i tille.

Ne fund pikerisht nga lodhja e te qenit i treti, i katerti, e i pesti, doli nga PDK dhe historia e me vonshme tregon se ai kete ndarje e ka bere ekskluzivisht per arsyw te egos se vet, duke qene se sjellja e tij per çeshtje relevante politike nuk ndryshoi kurre nga ajo e PDK.

T'i kthehemi patriotizmit. Duke qene se nuk u be kurre relevant, ai u detyrua te jete percjelles i tjereve. Nuk arriti te krijoje perkrahje autentike politike dhe keshtu ne politikat nacionale u be nje percjelles i thjesht i "kompromiseve te dhimbshme" qe po benin ish-shoket e tij.

Ne tere kete proces ai perjetonte dy konflikte te brendshme.

E para pse nuk ishte aq relevant per te treguar se eshte patriot dhe e dyta se ai patriotizem po i venitej sepse gjate kesaj kohe kaloi neper kompromise te dhimbshme te brendshme.

I pata thene njehere ka goxha do vite qe e keni shnderruar shtetin ne OJQ, tha, po ka plot 12 vjet qe po e luajme shtetin. Kjo pat ndodhur ne Hotel Grand gjate nje pritjeje nga Ambasada Amerikane ne kohen e Tina Kaidanov.

Pra, Limaj ishte fort i vetedijshem per ate qe po bente politika ne shume drejtime, e sidomos ne lidhje me Serbine.

Ai ishte nje patriot, patriotizmi i te cilit u zevendesua nga praktika tipike post-komuniste te politikaneve. Luks, afera, jete e erret me nje fjale.

Mirepo, Limaj tashti e ka nje problem te ri. Ai nuk e ka menduar qe do te vinte nje dite si kjo kur do te perballohej me faktin qe dikush ne politiken kosovare mund te jete patriot dhe relevant njekohesisht.

Kjo e ekspozon ate ne radhe te pare para vet-vetes.
E kur e zbulon te verteten e pakendshme per veten eshte shume e veshtire, sepse njeriu mund te ike nga gjithkush e çkado, por jo nga vet-vetja.

Prandaj Limajt pardje i doli kaq natyrshem ajo deklarata: Kurti po mashtron popullin me patriotizem.

Patriotizmi, zoti Limaj, nuk eshte mashtrim, eshte vlere!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco