Kontrabanda politike, 14 Shkurti dhe “mësimet” e LDK-së!

Kontrabanda politike, 14 Shkurti dhe “mësimet” e LDK-së!

Nga Dren Dushi - 12/09/2022

Shumë fytyra të zymta shiheshin në kabinetin e Qeverisë LVV-LDK, nëse jo shumë, të paktën gjysma po. Kjo gjysmë ishin LDK, që nuk ishin fare të përshtatur në atë Qeveri, pra në Qeverinë Kurti që doli nga zgjedhjet e vitit 2019.

LDK përshtej në Qeveri me PDK-në, AAK-në dhe tërë establishmentin e vjetër politik, ndaj të cilit LDK me dinakëri dhe hipokrizi luanin rolin e opozitës. Jo më kot, ish Presidenti Sejdiu kishte folur për nevojën që LDK duhet të përcaktohet nëse do të ishte pozitë apo opozitë, një përcaktim të tillë e ka problem LDK, sepse lakmon pushtetin në një formë të pa shpjegueshme. Kishte hyrrë në premtim se ata do bënin koalicion vetëm me LVV-në, ndonëse shpirti, mendja, idetë, parimet, mendësia, u ishte shndërruar dhe njejtësuar me PDK-në dhe AAK-në e AKR-në.

E ndodhur në një gjendje pa kënaqësie, antarët LDK të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Kurti, mbanin kokën ulur, nuk jepnin “çehre” dhe njëri nga, jo shumë kohë më vonë, filloi ta minonte politikisht tërë Qeverinë, bëhet fjalë për ish feudin e Llapit, Agim Veliun, i cili si pasojë u shkarkua me moton “mund, por pastaj nuk mund”.

LDK, me pak presion gjeopolitik të jashtëm, që kryesohej nga pro-serbi Grenell, mezi nuk priti të marr hak, dhe të kontrabandoj shumicën e deputetëve të vet (përjasho ata që formuan Partinë GUXO), te PDK, për të rëzuar një Qeveri që kishte ngjallur shumë entuziazëm qytetarë, në kohë pandemie.

Rezultati dihet, kontrabanda politike, lidhjet me politikën e vjetër që pothuajse kollapsoi Kosovën, LDK-së i kushtuan aq shumë, sa që e shndërruan në një parti të vogël. Por sa ka ndryshuar LDK, dhe në të vërtetë, a mund të ndryshoj LDK, një parti që pësoi metamorfozë, dhe krijoj një politikë kryeneçe e inatçore, të shkëputur me realitetin, dhe së fundi, aq të dëshpëruar saqë filloi të kontrabandoj pa kritere, politikanë të lehtë tundueshëm.

Jo, LDK nuk po arrinë të perceptoj dot, se i duhen vota të popullit, jo individë që lakmojnë pasurimin, pra nuk po e kupton, që veprime të tilla, në kundërshtim me elektoratin, vetëm rrisin neverinë elektorale, por duke qenë se LDK i ka shkaktuar dëm kontinuel Kosovës që pas vdekjes së Presidentit Rugova, tkurja e saj e vazhdueshme nuk paraqet ndonjë problem për interesin nacional, përkundrazi.

Mjete leniniste politikë-bërëse

Krijimi i Guxo, paraqet “thembrën e Akilit” të LDK-së, ekzistenca e këtij projekti politik, mban LDK-në aty ku ja ka treguar vendin elektorati, pra në opozitë dhe pa kauzë. Duke qenë kështu, media të shumëta private kanë propaganduar se Guxo nuk ekziston, nuk do bëhet, është pa mbështetje elektorale, teksa vetëm kreu i degës së Prishtinës të Partisë Guxo zonja Jeta Statovci morri 270 vota delegatësh, në një tubim që nuk kishte as oksigjen nga numëri i madh i njerëzve.

Në Kuvendin Themelues të Partisë Guxo, pra në ditën e njejtë, u publikua lajmi se një nga deputetet e Guxo dezertoi te struktura të cilën duke e kritikuar LDK-në ishte bërë deputete.

Pra vetëm në Kosovë, ekziston një moral politik i nivelit që, merr pozitë publike duke mashtruar  elektoratin, duke u bërë pjesë e një projekti politik që në esencë ka kritikën ndaj asaj ç’farë përfaqëson LDK, për tu kontrabanduar pastaj pikërisht te LDK. Por ky fenomen që i ndodhi Partisë Guxo, më shumë se faj i deputetes në fjalë, është faj i atyre që i besuan asaj, pra faj edhe i imi meqë e kisha mbështetur anipse kisha rezerva. Meqë, përgjegjësia gjithmonë bie te ata të cilët janë në politikë me vetëdije, dhe jo me mision. Duket qartazi, dhe zonja deputete në fjalë kishte pasur një mision, të hyj diku për të dalur-dëmtuar, duke mos qenë e vetëdijshme se aq sa ka shkaktuar dëm, ka shkaktuar edhe nderë.

Mësimet nuk janë marrë, LDK nuk po mund të ndryshoj nga mendësia dhe taktikat që e sollën këtu ku është, një parti e vogël, e varur nga PDK për të fituar ndonjë komunë në zgjedhje lokale, e varur nga kontrabandimi politik dhe pa kauzë politike. LDK nuk mund të thirret më në slloganin “vetëm ne mundemi”, gjëja se jemi të dytët dhe ne si të dytë mund të bëhemi të parët. LDK aq më larg mund të thirret tani në “jemi të parët”, meqë janë larg këtij kualifikimi, teksa veprimet e kushtueshme si ky i fundit me deputeten e kontrabanduar, shënojnë politikisht dëshpërimin që janë duke e kaluar, një parti e vogël, e ndarë në dy tabore që thumbojnë njëri-tjetrin publishisht në vazhdimësi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco