Presidentja Vjosa Osmani me detyrohet me një kërkimfalje publike!

Presidentja Vjosa Osmani me detyrohet me një kërkimfalje publike!

Nga Vigan Qorrolli - 08/09/2022

I.
Pak dite pas zgjedhjeve te shkurtit 2021, prej te cilave buroi qeveria e re e Kosoves me Kryeminister Albin Kurtin — ne nje interviste te dhene per nje medie kombetare, pata paralajmeruar se deputetet e zgjedhur te Listes Guxo te themeluar prej Vjosa Osmanit — brenda nje kohe jo te larget, do te kalojne ne LDK.
II.
Sot, rreth 18 muaj me vone, kjo analize dhe qendrim i imi u zyrtarizua me aderimin publik ne LDK te benjaminit te presidentes, deputetes Kica-Xhelili, e cila i sherbeu verberisht presidentes Osmani — koleges time asistente te Katedres te se Drejtes nderkombetare ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Prishtines — qe ne diten e votimit tim ne Kuvend me 3 qershor 2021, te perdor krejt enturazhin, pushtetin dhe krejt kapacitetin e saj presidencial e personal — qe te mos e lejoj perzgjedhjen time per anetar te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves.
III.
Smira dhe hakmarrja jane dy fenomene karakterizuese te presidentes konfliktuoze te Kosoves. Ajo e perdori ofiçin e saj shteteror, pushtetin personal si dhe aparatin e themeluar prej saj, Listen Guxo, perfshire ketu edhe Kica-Xhelilin — qe te beje te pamundur zgjedhjen time nga Kuvendi per anetar te GjK. Kjo eshte katerciperisht e vertetuar, me procesverbal te grupit me te madh kuvendor: LVV, dmth. qendrimet sheshazi te te ashtuquajturit krah “guxoist” brenda asaj skuadre parlamentare. Natyrshem me direktive te shefes se tyre.
IV. 
Preteksti qe sa ultranaiv, aq poshtersisht i kamufluar me maraz politik: Vigani ka thene se “deputetet e Guxos do kalojne ne LDK” dhe na ka luftuar mediatikisht. Jane SMS’te e derguar ekskluzivisht nga deputete te caktuar te kesaj liste, qe veç politike nuk eshte.
V.
Sot qe “profecia” ime doli dhe kundershtarja e rrepte (asokohe) e kandidatures sime, Kica-Xhelili, kaloi ashtu siç kisha parashiku ne LDK — presidentja dhe kolegia ime e Katedres — me detyrohet me nje kerkim falje publike per krejt vnerin qe bashke me disa mercenare mediatike te mafias politike te çarshise se Prishtines, e kane zbrazur ndaj meje.
VI.
Babezia dhe banaliteti i se keqes, thote Hannah Arendt, nuk kane as ngjyre as karakter njeriu. Ato kane sall instikt shtazarak per ta perdhos tjetrin qe nuk i shkon per shtati.
Une nuk do ndalem, ashtu siç s’jam ndale deri me sot: per mua dhe edukaten time ka veç nje mision: besim ne drejtesi dhe ne atdhe. 
Presidente, kerko falje! Marrezine e ke brenda llojit tend politik, jo brenda llojit tend akademik!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco