'Plagët' e grevës duhet të shërohen me durim dhe me dialog

'Plagët' e grevës duhet të shërohen me durim dhe me dialog

Nga Fadil Maloku - 04/09/2022

1.

Institucionet e shtetit, assesi asnjëherë nuk duhet dhe nuk guxojnë të shndërrohen në armë për revanshizëm politik ndaj atyre që nuk e kanë mundësinë e kontrollit të këtyre, gjatë qeverisjes. Tani, nëse QEVERIA, përfaqëson qytetarinë (që i bie shumicën absolute), ndërkaq, SINDIKATA e arsimit që e përfaqëson besimin e mësimdhënësve (që i bie pakicën absolute) të Republikës së Kosovës, dhe nëse, poashtu; SINDIKATA ka kërkesa (që mund të jenë; (jo) legjitime, (jo) parimore, të (pa) drejta, absurde, reale, konfuze, e çfarëdo natyre tjetër) në favor të interesave të atyre që i përfaqëson (që është e natyrshme të kenë; interesa ekonomike, sociale, pra, edhe sosh politike, sidomos kur rrezikohen interesat vitale të shtetit dhe kombit!) atëherë, QEVERIA, duhet (si shumicë absolute) të dëshmohet shumë më fleksibile, më e mençur (në kuptimin që të gjeneroj; mirëkuptim, lojalitet social) dhe mbi të gjitha më kooperuese dhe e para të jap zgjidhje përmes një ofertimi publik (e jo injorimit dhe politizimit të skajshëm mediatik!) dhe ta paqësoj gjendjen në teren…!

2.

Sepse, QEVERIA e ka këtë jo vetëm obligim moral, por, edhe obligim kushtetues (e racional) ta evitoj; konfrontimin dhe komprometimin me partnerët institucional sikurse janë sindikatat. QEVERIA, në favor të paqes dhe sigurisë sociale (varfëria dhe papunësia)e sidomos asaj politike (me Serbinë) DUHET ngandonjëherë të dal edhe nga vetvetja (në kuptimin dhe rezonimet buxhetore) dhe t’i përmbushë kërkesat e shtresave të ndryshme të shoqërisë. SINDIKAT, në anën tjetër duhet ta mirëkuptojnë si momentin ashtu edhe gjendjen tepër tensionuese dhe të ndjeshme nëpër të cilën po kalon Kosova (krimi, korrupsioni, varfëria, papunësia, inflacioni, kriza…etj.) dhe të nuhas me automatizëm e pietet edhe procesin dhe zhvillimet aktuale politike në rajon e kontinent. Kryeneçësia (as e sindikatës, e as e qeverisë), protagonizmi (i ca grupeve brenda sindikatës që mund të jenë edhe militant e partiak), tensionimi (i qëllimshëm i ca grupeve nga mediet sociale) e as frustrimi (i qëllimshëm dhe tejet artificial) nuk janë ZGJIDHJA! Si të tilla ato nuk e kanë tani as MOMENTIN e as mënyrën e imponimit…Ne jemi shtet që po pretendon ta strukturoj vetën në institucionet kredibile ndërkombëtare. Armiqësia aktuale dhe politizimi i skajshëm (që u testua fillimisht me; ligjet civile, me kujdestarimin online të grupeve minore, me islamofobinë (shamia, të drejtat e LGB, etj.) qytetaria dhe publiku i gjerë, duhet ta dinë dhe kuptojnë që më së shumti i shkojnë përshtati… Serbisë.


3.

Andaj; Ta forcojmë shtetin; ta emancipojmë rininë me kualitete reformuese; ta rindërtojmë personalitetin dhe zhvillojmë patriotizmin kombëtar…Sepse, kështu e ndihmojmë edhe sindikatën aktuale, po edhe cilëndo qeveri që punon ndershmërisht dhe vepron e gjykon racionalisht. Kombet që i bëjnë shtëpitë të begatshme sa dhe shkollat dhe shkollat të ngrohta sa dhe foletë familjare, thuhet se kanë realizuar reformën më të madhe dhe kanë vënë nën garanci qetësinë dhe lumturinë e brezave të ardhshëm… Lartësimi ose rënia poshtë e një kombi varen nga shpirti dhe vetëdija me të cilat do të pajisen brezat e tij, nga arsimi dhe edukata që do të marrin. Në kundërshtim me faktin që kombet me brezat e rinj të përgatitur mirë, janë të paracaktuar të përparojnë pandërprerë. Gjeneratat e sotme të arsimit duhet të marrin leksione nga ish mësimi paralel (shembull unik në Evropë!), ku mësimdhënësit e duronin si; represionin, ndjekjen dhe persekutimin e pushtetit serb, ashtu edhe sistemin e brishtë dhe të pakonsoliduar të pagesave që dinte të vonohej me muaj të tërë…Pra, nëse vitet – 90-ta ishin kohëra të patriotizmit që e synonin animimin kah karizmat kombëtar (sinonimi Ibrahim Rugova) sot patriotizëm është avokimi për qytetarët që dinë dhe munden ta materializojnë shtetësinë e (fituar me djersë e me gjak të familjes së Komandantit Adem Jasharaj dhe shumë familjeve e luftëtarëve të UÇK-s) kërcënuar dhe shantazhuar nga Serbia. E për këtë mision, duhen; njerëzit e ditur; idetë dhe sensi i durimit. Nuk thuhet në popull, kot së koti që; Durimi, (jo heshtja mortore!) është selamet…

“Plagët” (që ende nuk kanë marr përmasa kërcënuese për shtetësinë) e grevës duhet të shërohen vetëm me durim dhe me dialog të qetë social

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco