Dakordimi gojor me “licna karta” ilegale të Sërbis në Kosovë!?

Dakordimi gojor me “licna karta” ilegale të Sërbis në Kosovë!?

Nga Fatmir Sheholli - 03/09/2022

U prezentua si “fitore” gjigande reciprociteti me Sërbin për marrëveshjen e ID-ve! Ende pa kaluar 24 orë nga zbatimi i dakordimit gojor ( sepse marrëveshje nuk pati e as dokument nuk pamë) e kuptuam që serbët e shtetit të Kosovës posedojn “licna karta”( letërnjoftime) të cilat shteti i Sërbisë i lëshon për vendbanimet e shtetit të Kosovës dhe ata serbë të Kosovës munden me ato “licna karta” të kalojn kufirin Kosovë-Sërbi.

Një ndjenjë presioni në fshikëz dhe dhimbje në abdomen?
Menaxhim me sukses i simptomave të menopauzës. Gruaja po lulëzon!

Ky nuk është reciprocitet. Ky është shul-shqip pranim i shtetit të Sërbisë në Kosovë me “licna karta” ilegale!

Pra, nga dakordimi gojor ( apo nashta ka qene veshëm vesh) fituam “licna kartat” ilegale të Sërbisë në Kosovë. E tash çka me thanë!? Kur te përmendësh këtë fakt – masa e “edukuar” facebookjane ta “shilon” me çka ke familjen pse po flet.

Kur ju thua po në pikat kufitare Sërbia ka vendos “reklama” 10 metra me 5 metra ku na rrëfen se jeni hyrë në shtetin që nuk ju njef si shtet, ta “fusin” termin e “udbashit” e çka jo tjetër pse po flet!!! Jo që, qysh thojke ish ministri i MPB Agim Veliu ” po ma lajn najfarë shenje”, por po çuditëm si është e mundur që po mundohen “të rruajn vezë”, edhe pse për vezë kanë qenë profesionista!!!

Sidoqoftë, “gojorja” apo ” veshi ne vesh” do të jetë shumë problematike e mozomakeq tash për targa çka mundet të na “pjellë”! E kom një mik kur kuvendojm e analizojm gjëra praktike në fund thot ” hajr ishalla”!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco