Sipas ligjit, BSPK ka të drejtë në grevë, Qeveria në ndalimin e pagave!

Sipas ligjit, BSPK ka të drejtë në grevë, Qeveria në ndalimin e pagave!

Nga Florim Shefqeti - 01/09/2022

Sipas legjislacionit në fuqi, BSPK ka të drejtë në grevë ndërsa Qeveria ka të drejtë në ndalimin e pagave!

1. E drejta në  Grevë, 

Vlerësojmë që në bazë të Ligjit për Grevat nr 03/L-200, neni 11, “E drejta për grevë”
1. Pjesëmarrja në greva lejohet nëse parashihet me ligj, me kontratën kolektive dhe me statutin e sindikatës. 
2. I punësuari nuk mund të jetë i diskriminuar për shkak të organizimit dhe pjesëmarrjes në grevë; 
3. Punëtorit nuk mundë t’i ndalohet e drejta për grevë, as të përdoret masa e ndëshkimit për të përfunduar grevën në kuptim të paragrafit 1. të këtij neni. 
4. Ndaj të punësuarit mund të inicohet procedurë disiplinore, për organizimin dhe pjesëmarrjen në grevën që është në kundërshtim me ligjin.
Ligji për Grevat nr 03/L-200 në nenin 13 ka përcaktuar se, Mbrojtja e të drejtave të punësuarve gjatë grevës,
1. Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës. 
2. Gjatë grevës së organizuar sipas kushteve të përcaktuara me këtë Ligj, punëdhënësit nuk mund të punësojnë punëtorë të rinj të cilët do të zëvendësonin pjesëmarrësit në grevë.
Po ashtu Ligji për grevat në nenin 18 ka përcaktuar se, Efektet e grevës së ligjshme 
1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës. 
2. Ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm. 
3. Dispozitat nga paragrafi 2 i këtij neni, nuk zbatohet kur i punësuari, gjatë grevës, kryen një akt që bie në kundërshtim me ligjin.
Në këtë mënyrë është e përcaktuar dhe e garantuar e drejta për grevë, kjo e drejtë sipas respektimit të procedurave nuk mund të mohohet apo kufizohet/cënohet në asnjë mënyrë jo ligjore, prandaj subjektët sipas procedurës ligjore kanë të drejtë që të bëjnë organimizimin e grevës. Kjo e drejtë është e garantuar me nenin 11 i cili përcakton të drejtën në organizmin e greves e po ashtu neni 13 që ka të bëjë me konkretisht neni 13 par 2, citoj:’’ nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës,, mbaron citati, e që pjesa materiale, reflekton pamundësinë e caktimit të kufizimeve që në sensin material, mund të interpretohet si paga e tyre.

2. E drejta në pezullimin e pagesave/pagave:

Në bazë të Ligjit për Grevat nr 03/L-200, Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë ndalim në paga, por  ky ligj, ka pësuar ndryshime/plotësime përmes, Plotësim Ndryshimit të Ligjit, e përmes së cilit është e lejuar që të bëhet ndalimi në pagë.
Sepse Ligji për grevat,  në dispozitat e nenit 11, 13, dhe 18 që ka përcaktuar ndalimin e cënimit të pagës/materiale është plotësuar/ndryshuar.
Kjo duke qenë se, në bazë të Plotësim ndryshimit të Ligjit, Ligji nr. 04/L-119, neni 
6, i cili përcakton se në paragrafin e 1 se neni 13 i ligjit bazik, pas paragrafit 2, shtohet paragraf i ri 3, me tekstin si në vijim: 
Pra neni 13 i Ligjit për Grevat nr 03/L-200 është shtuar paragrafi 3, si në vijim:
“Të punësuarit të cilët punojnë gjatë grevës, në shërbimet e rëndësisë jetike me qëllim të sigurimit të minimumit të procesit të punës, kanë të drejtë në pagë, në përputhje me kohën e kaluar në punë.
Mbi këtë bazë ligjore, e drejta për pagë u takon vetëm atyre që punojnë, madje plotësimi i ligjit shkon edhe përtej saj në përllogaritjen e kohës së kaluar në punë, pra, rrjedhimisht, e drejta e Qeverisë për të mos bërë pagesa për grevistët buron nga Ligji nr. 04/L-119 për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Grevat nr 03/L-200.
Për me tej, qëllimi i ligjit, reflekton edhe faktin se, edhe në aspekin e kontratave me kohë të caktuar, ka ofruar siguri juridike të mos llogaritjës së kohëzgjatjës së kontratës në rast të grevës.
Kjo e rregulluar përmes neni 18 i ligjit bazik/ Ligjit për Grevat nr 03/L-200, pas paragrafit 1, shtohet paragraf i ri 1.a. me tekstin si në vijim: 1.a. Periudha e pezullimit sipas paragrafit 1. nuk prek vjetersin në punë dhe efektet e saj.
Po ashtu sipas Ligji nr. 04/L-119 për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Grevat nr 03/L-200 neni 7 I cili ka përcaktuar se, 1. Neni 18 i ligjit bazik, paragrafi 1, pra I Ligjit për Grevat., pas togfjalëshit “Kontrata e Punës ‘’ shtohet fjalia “duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar. 
Mbi këto baza, Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të bëjë ndalimin/pezullimin e pagave.
Ligji i Punës dhe Ligji për Zyrtarët Publik nuk e bëjnë rregullimin e kësaj çështjeje. Se plotësim ndryshimi i Ligjit për Grevat a është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo duhët të vlerësohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
3. Procedura gjyqësore
Procedura nga të prekurit nga vendimi për ndalimin në paga, sipas procedurës mund të paraqesin padi për anulimin e vendimit në Gjykaten Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative dhe po ashtu mund të kërkojnë caktimin e masës së shtyerjës së ekzekutimit të vendimit, kjo në aspektin e rregullimit ligjor të procedurës, pa u lëshuar në të drejtën materiale/përmbajtësore.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco