Kërkimfalje!

Kërkimfalje!

Nga Gezim Mekuli - 01/09/2022

Prindër të dashur,

Fëmijë të dashur,

Mirëkuptim kërkojmë nga ju! Kërkojmë falje sepse nuk mund të ndikonim aq sa duhej, e si duhej, në ndalimin e shkatërimit t'andrrës e t'lumturisë t'uaj. Jemi mërzitë, fort jemi mërzitë për Ty fëmi.

Unë jam pikëllu, fort jam pikëllu: Jam pikëllu e turpnu sepse jemi ne, t'rriturit (ama vetëm fizikisht t'rritun) që ju grabitem lumturinë tuaj. Fëmijë të dashtun, sot, ne, pra bota e 'trritunve', para jush jemi marru: a ka marre ma t'madhe se sa me t'përdorë ty fëmi si municion për me arritë qëllime e interese t'flliqta politike e ekonomike!?

Zana, Alban, Mirushe, Dardan, Shqipe, Agron, Lule, Jeta, Kujtim, Djellza, Dafina, Naim, Gazmend, Liburn, e ju 230. 000 fëmijë që ju kemi mbyllë dyert e vockla t'shkollave t'mëdhaja; dëgjoni mirë e mos t'a harroni: Kur t'rriteni, mos na falni, na Gjykoni e na Akuzoni.

Na Akuzoni për papjekunin tonë; na Gjykoni për prapambeturinë tonë. Mos e leni pa na sha, neve t'çoroditunve, për urrejtjen e për shekullin XVII që kemi mbjellë tek Ty.

Po, po flisni keq për ne, biles mos u tutni hiq të na pshtyni e t'na shani, neve "t'rriturit" e t'parritun n'krye.

Sepse në shekullin XVII jemi ne 't'rritunit' ¨qe ju lamë sokaqeve; Si atëherë Millosheviqi! Nuk ka lule për ju sot; si dikur Rankoviqi! Nuk ka as buzëqeshje, as hare, as gëzim, e as mësim në shkollat shqipe të Kosovës; si atëherë në shekullin e pluhërosur të XVII-të.

Të dashur fëmijë e të nderuar prindër,

Sot, si kryengritje e pakënaqësie ndaj maskarrallëqeve e krimeve të "t'rriturve" t'pa rritur n'krye", po e sjellë poezinë e poetit, Esad Mekuli, “GJYKIMI”:

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët

e fëmijëve tanë

dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë

për ne-

(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i

madh!)-

dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet

tona, shtërzimet’

për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të

mbërrimet tona...

Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja

-pos vorreve dhe padijes;

kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-

si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve

tanë-breznitë,

dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës

së Re-dhe plot diell e dashni;

do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me

binduni fëmive të vetë

si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,

fabrika dhe katunde...

si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-

tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë...

(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me

qenë mjeshtra çollakë,

me pak dije po me shumë e shum vullnet...)

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco