Lajmet e mira dhe të këqija që e presin njerëzimin

Lajmet e mira dhe të këqija që e presin njerëzimin

Nga Emanuel Bajra - 03/08/2022

🔴 Rënia e Funtes/Stërlinges po vjen*
🔴 Rënia e Dollarit Amerikan po vjen (unë mendoj ndryshe)**
🔴 Dimri i vështirë në eurozonë dhe përtej po vjen.
🔴 Recesioni veç sa e ka kap ekonominë euro-amerikane për mëngë të këmbës (pa marrë parasysh që autoritetet nuk duan të deklarohen e ta pranojnë një gjë të tillë).
🔴 Një lëvizje popullore që dita-ditës po rritet, po planifikon që këtë dimër ti bojkotojnë pagesat e faturave si edhe hipotekave në pronë.
🔴 Lëvizje qytetare të shpërndara gjithandej kontinentit po organizohen për tu mos bindur rregullave dhe normave qytetare, ligjit dhe obligimeve financiare gjithandej evropës.
🟢Inflacioni mund të mbyllet (të mos lëviz) në nivelet ku ndodhet tashti (pra mesatarja 7.5%) për një kohë të gjatë me potencial zbritjeje vitin tjetër.
🟢Ushqimi ka gjasa të lirohet.
🟢Rrogat ka gjasa të rriten.
🟢Vendet e reja të punës mund të rriten më tutje gjatë periudhës së dimrit.
🟢Nafta po lirohet.
🔴Eksplozion të pa kontrolluar të rasteve të Covid ka gjasa të ndodh gjatë dimrit.
🔴Gjeopolitika në Evropë dhe Azinë e largët ka gjasa të dinamizohet/ashpërsohet.
🔴Paradoksalisht, ekonomitë e vendeve individuale do të mund të performojnë më mirë se sa që pritet por me rritje enorme të borxhit publik.
🔴Remitancat vitin tjetër mund të reduktohen si pasojë e krizës në eurozonë.
🔴Recesioni global i kombinuar me një stagflacion (rritje negative ekonomike me inflacion të madh) do të jetë norma në muajt e ardhshëm.
🔴Eurozona do të futet në një periudhë errësire si pasojë e ndaljes së gazit Rus por edhe masave shtrënguese që do ti imponohet konsumatorëve në përdorimin e energjisë elektrike.
🔴 20 shtete anëtare të OKB-së janë nën monitorimin konstant të agjensive të rejtingut të borxheve e që potencialisht mund të falimentojnë gjatë dimrit ose vitin tjetër.
🟢Ekuitetet dhe investimet në kompani që kanë fundamente të forta komerciale do të vazhdojë me kthim fenomenal (sipas Aladdin platformës investuese të Blackrock).
🟢Rimarrja e pozicioneve të humbura në botën e kriptovalutave nuk do të ndodh para 9 muajve.
* Është e pa shmangshme që Putin dhe Rusia do ta paguajnë një çmim shumë të lartë!
**Putin, Rusia dhe Kina do të jenë entitetet që do ta paguajnë çmimin politik, gjeopolitik dhe ekonomik. Është e pa durueshme dhe dëshpëruese ti dëgjosh zërat skeptik dhe anti-perëndimorë gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë që do ta kalojmë. Por, megjithatë gjasat janë për triumf dhe sukses matanë brigjeve, plotësisht në paqe dhe prosperitet! Do të ia dalim, por përpara se të arrijmë atje, duhet ti shtrëngojmë rripat fort! 
🔹🔹🔹

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco