Albin Kurti i “regjimit të ri”, aderoi në paradigmën e “regjimit të vjetër”: Dialog për njohje!

Albin Kurti i “regjimit të ri”, aderoi në paradigmën e “regjimit të vjetër”: Dialog për njohje!

Nga Bilall Sherifi - 28/07/2022

Është publikisht e njohur se përgjatë tërë periudhës kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë ajo kundërshtonte kategorikisht “Dialogun për njohje!” dhe premtonte se do ta ndryshonin këtë paradigmë të “regjimit të vjetër” me paradigmën e tyre të re: “Njohje, pastaj dialog!”.

Gjatë takimit të Vjosa Osmanit dhe të Albin Kurtit me Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, u përsërit qëndrimi tanimë i njohur amerikan se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke”. Me një fjalë, më në fund, edhe Albin Kurti i “regjimit të ri” përqafoi paradigmën e “regjimit të vjetër” të “Dialogut për njoje!”
Për të fshehur aderimin e Albin Kurtit në paradigmën e “regjimit të vjetër”, Lëvizja Vetëvendosje lëshoi një komunikatë nëpërmjet të cilës ajo përpiqet ta prezantojë si diçka të re, duke vënë theksin në fjalën “QENDËR, duke thënë se përfundimi i dialogut do të ketë “në qendër njohjen reciproke”!

Mirëpo përdorimi i fjalës “QENDËR” nuk e shndërron “Dialogun për Njohje” në “Njohje, pastaj Dialog”! Përkundrazi! Kjo konfirmon se në “QENDËR” të strategjisë së komunikatës së VV-së është përpjekja për të manipuluar me opinionin dhe fshehja e të vërtetës për ndryshimin e qëndrimit të Albin Kurtit ndaj dialogut me Serbinë!

Për fund: gjithë atyre që angazhohen në politikë mund t’u ndodhë ndonjëherë të lëpinë atë që kanë pështyrë, mirëpo, të lëpish gjithçka që ke pështyrë nuk të bën të DREJT, përkundrazi është dëshmi që je KREJT i paskrupullt!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco