Shteti qe e futi bitcoinin valutë zyrtare në prag të falimentimit

Shteti qe e futi bitcoinin valutë zyrtare në prag të falimentimit

Nga Emanuel Bajra - 28/07/2022
[💢] Salvadori është nga vendet e para në botë që përdorë Bitcoin si valutë zyrtare dhe gjitha blerjet me Bitcoin janë legale.
[💢] Muajin që shkojë, kompania e rejtingjeve Moody’s i degradojë bonot e thesarit të këtij shteti në statusin “Junk”.
[💢] Salvadori si shtet është potencialisht i katërti pas Rusisë, Ukrainës dhe Sri Lankës që të falimentojë.
[💢] Dje, Bukele (presidenti i vendit) u bëri thirrje investitorëve të huaj që Salvadori (qeveria) do ti blejnë bonot e thesarit Salvadorian ($1.6 miljardë) me qëllim të kthimit të konfidencës në ekonominë e vendit të tij.
[💢] Investitorët nuk po i prekin bonot e thesarit Salvadorian as me “mashë” nga frika e humbjeve potencialisht të mëdha.
[💢] Megjithatë niveli i kthimit në bono për maturitet 10 vjeçarë u rritë për 10 cent në 1$ ($86 cent) ndërsa kthimi në blerje të borxhit vetëm për 14 cent ($49 cent në 1$). Kjo do ta shtyjë Salvadorin edhe më tutje në territor të rrezikshmërisë pasi që premtimet me këtë nivel kthimi janë të mëdha dhe se vendi nuk ka likuiditet (Cash) pasi që vlera e Bitcoin ka rënë muajt e kaluar ndjeshëm.
***
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco