Qeveria autokrate, antishtetërore

Qeveria autokrate, antishtetërore

Nga Blerim Canaj - 23/07/2022

Pse kjo qeveri është qeveri shtetshkatërruese. Ato që edhe të jeshë laiku më i madh të bien ndër mend pa menduar fare…

– Ardhja në pushtet me devizën e krijimit të ambientit për arritjen e mitëqenjes sociale përmes politikave sociale është shndërruar në betejë për kontrollin e tregut përmes masave jo-liberale, kontrolluese, gjersa skema sociale po degradon me shpejtësi. Gjatë kësaj qeverisje për më pak se dy vite kemi rënje të fuqisë blerëse dhe zvoglim të shportës familjare. Kemi sistem shëndetësorë më difuz se asnjëherë, rënje drastike të sistemit arsimorë, keq-menaxhim të sistemit financiarë, dhe mosbashkëpunim në mes të sistemit qëndrorë me atë lokal të qeverisjes;

– Në emër të reformës është instaluar mendësia e urrejtjes patologjike ndaj çdo arritje shtetërore që nga pavarësia, duke krijuar ambient të kolapsit të sistemit, për të krijuar ambijentin fertil për rekrutim dhe sistemim të elementit të besueshëm të regjimit autoritarë dhe arbitrarë;

– Sjelljet e kësaj qeverisje në sistemin ndërkombëtarë kanë bllokuar çdo komunikim serioz e shtetërorë të Kosovës. Narracioni që prodhon kjo qeverisje ka mënjanuar çdo qasje më serioze të miqve ndërkombëtarë ndaj Kosovës. Duskursi që del që nga Presidenca, Kryeministria, e mos të flasim për atë që po e quajn kryediplomate, është krekosje e tipit të zhvillimit të ulët evolutiv, një tip revizionizmi, qasje armiqësore ndaj temave të rëndësishme, qasje antihistorike, personalizim qesharak në forume ndërkombëtare. Me një fjalë, miqtë e Kosovës po përgatiten të mbyllin dosjen, të mërzitur nga paaftësia dhe injoranca e akterëve të Kosovës “që bëjnë dhe udhëheqin politikën e jashtme”.

Kjo është një përmbledhje shkurtër e asaj që mund ta quajm politikbërje.

Dhe, dhe në mungesë të argumenteve kjo keq-qeverisje dhe pulenët e saj flasin për të kaluarën, kur këta kanë qenë në opozitë me të gjitha veprimet dhe argumentet e tyre jo anti-qeveritare, por anti-shtetërore!

Dhe në fund, shkelja e kushtetutës pa hezitim nga eksponenë qeveritar tregon që nuk ka kurrfar ndjenje për shtetin!

(Autori ka qenë diplomat kosovar.)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco