Lëvizja e popullsisë

Lëvizja e popullsisë

- 13/07/2022
Nga Britania e Madhe, çdo vit largohen përafërsisht nga 350,000 britanikë. Kështu ka qenë gjatë 20 viteve të fundit. Këta britanikë shpërngulen për të jetuar në Australi, SHBA, Kanadë dhe Zelandë të Re, duke mos i përjashtuar as disa vende evropiane. Statistikat tregojnë se sot jashtë Britanisë së Madhe jetojnë rreth 5 milionë britanikë.
Gjatë vitit 2020 në Britani kanë migruar 573, 000 njerëz kurse janë larguar 334, 000. Dy viteve të fundit këto shifra kanë ndryshuar. Nga fillimi i vitit 2020 e deri në fund të 2021 në Britani ka ndodhur një ekzodus i paparë. Nga vendi janë larguar 1.3 milion njerëz. Këta janë persona që kanë lindur jashtë Britanisë dhe janë larguar për shkak se e kanë humbur statusin ligjor në këtë vend apo e kanë humbur vendin e punës si rezultat i Brexitit dhe pandemisë.
Numrin më të lartë të emigrantëve që kanë ardhur në Britani e përbëjnë indusët, polakët dhe rumunët.
Arsyeja e kësaj lëvizje të popullsisë është ekonomia. Ata që emigrojnë në Britani, vijnë për shkak të punës dhe jetës më të mirë se që e kanë pasë në vendet e tyre të lindjes. Nga ana tjetër, britanikët shkojnë diku ku është më mirë se në vendin e tyre.
P.S. Nëse në Londër keni shtëpi edhe nën mesatare, nëse e shitni, me ato para i bleni dy shtëpi shumë më të mira në SHBA ose Australi e Zelandë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco