Sali Berisha foli!

Sali Berisha foli!

Nga Florjan Nuri - 07/07/2022

Sali Berisha priti gjatë të fliste siç di ai! Edhe ne të tjerët pritëm po ashtu! Sepse të gjithë kishim nevojë për konfirmimin e sotëm!

Njerëzit u derdhën në Bulevard si rrallë më parë. Përtej pritshmërive dhe lloj, lloj propagande.

Sali Berisha i foli Edi Ramës.

Kur të themi ne mbathja ti do t’ia mbathësh, i tha. Të gjithë e dimë që kjo shprehje do përdoret masivisht tani. Se Rama këtë gjuhë e njeh. Se Rama e di ç’do të thotë kur kjo fjali del nga goja e Sali Berishës.

Sali Berisha i foli Bashkimit Evropian.

I kërkoi të hapte negociatat me Shqipërinë, sepse ky popull e meriton. I kërkoi po ashtu të mbanin fokusin tek Procesi i Berlinit si një shtyllat kryesore të anëtarësimit të vendit tonë në familjen evropiane.

Sali Berisha foli dhe për ne, shqiptarët.

Na adresoi tek shpresa, sepse kjo ka munguar tash 9 vite në këtë vend. Na premtoi se kjo e sotmja ishte vetëm fillimi dhe që do mbyllet kur të largohet kjo qeveri.

Sali Berisha heshti.

Ndaj Amerikës së pari. Po atyre u foli me simbolikën e sheshit plot. Nuk kishte ç’tu thoshte më shumë. Ndërsa ne duhet t’i themi faleminderit Amerikës. Pa ndërhyrjen e saj mbi një vit më parë Berisha me gjase nuk do ndërmerrte të gjithë atë fushatë të kurorëzuar sot.

Heshti po ashtu Sali Berisha edhe ndaj grupit parlamentar të PD-së. Nuk kishte nevoje të fliste, sepse u dha mundesinë ditë më parë të angazhoheshin me strukturat për organizimin e protestës.

Kush deshi e kuptoi!

Berisha u foli po ashtu shumicës së heshtur të shqiptarëve.

U betua mbi flamur.

‘Si Shqipëria vend nuk ka’ e mbylli ai fjalën e tij.

A mund të kërkojë dikush me tepër nga një politikan?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco