Shkollat tona

Shkollat tona

Nga Daut Dauti - 03/07/2022

Shkollat tona

Shpesh dëgjojmë në lajme e komente se ‘shkollat tona janë shkatërruar gjatë 20 viteve të fundit’. Kjo i bie sikur që ne dikur kemi pasë shkolla shumë të mira e tashti jo. Kjo nuk është e vërtetë. Ndoshta dikur në ish Jugosllavi kemi pasë shkolla për një nuancë pak më të mirë se sot. Por, shkolla kualitative nuk kemi pasë kurrë. Jo vetëm shqiptarët, por i tërë Ballkani nuk është shquar për shkolla dhe kjo është indikacion i gjendjes në këtë rajon. 

Në ish Jugosllavi programi i shkollës ka qenë i bazuar në pansllavizëm dhe në socializëm apo komunizëm. Po në këto baza (sovjetike, dmth pansllave) kanë qenë edhe shkollat e Shqipërisë. Këto shkolla nuk kanë krijuar njeri që mendon dhe analizon. Kjo gjë nuk ka ndryshuar shumë dhe pasojat vërehen edhe sot, madje me të madhe. 

Në Ballkan shkolla të mira kanë ekzistuar në Janinë, Selanik e pjesërisht edhe në Manastir gjatë Perandorisë Otomane. Intelektualët shqiptarë dhe grekë që dolën nga Zosimea as sot nuk janë zëvendësuar me tjerë që kanë dalur nga shkollat e mëvonshme. Kjo është për shkak se shtetet që u pavarësuan nga Perandoria Otomane themeluan shkolla të bazuara në ideologji nacionaliste për ta ngritur veten duke i kundërshtuar e zhvlerësuar  fqinjtë. 

Viteve të fundit duket që disa vende ballkanike kanë përparuar në këtë drejtim. Ta zëmë Universiteti i Athinës radhitet i 260 në botë, i Beogradit 348 kurse ai i Zagrebit 525. Por, shqiptarët janë edhe më keq. Universitetet tona janë nën shifrën 3000 e 4000. Turpëroheni kur e shihni këtë tabelë të klasifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco