Me shpifje të vjetra tentojnë pjellë të re?

Me shpifje të vjetra tentojnë pjellë të re?

Nga Selim Bezeraj - 01/07/2022

Me shpifje të vjetra tentojnë pjellë të re?

Çfarë superekspertize dhe prej kujt?

A mundet Këshilli i Etikës me ja tejkalu ekspertizës së Komisionit Austriak për Integritetin Kërkimor?

A mundet Këshilli i Etikës me ja tejkalu ekspertizës së Prokurorisë?

A mundet Këshilli i Etikës me ja tejkalu ekpertizës së Komisionit Profesional?

A ka komptenecë Këshilli i Etikës për një çështje si kjo?

Krejt këto ekspertiza janë kryer para 7 viteve.

Është më se e qartë, edhe në rastin më të ri të trillimeve, të gënjeshtrave të mashtrimeve kundër meje, kemi të bëjmë me fushatë, specifikisht të organizuar. Autorët e kësaj fushate, që për bazë kanë fabrikimin e opinionit denigrues kundër personalitetit tim qytetar dhe akademik, janë individë dhe qarqe, tani më të njohura me adresa të vjetra dhe të reja. Janë ata, pra, të njëjtit të cilët e keqpërdorin fjalën e lirë, sepse edhe në demokraci, fjala e lirë nuk nënkupton përbaltjen, denigrimin, anatemimin me çdo kusht, jo vetëm timin, por edhe të askujt tjetër. Edhe ata, pra, mashtrues, dhunues, keqpërdorues të vjetër dhe të rinj, e dinë fare mirë se, qytetaria e Kosovës, jo vetëm ajo akademike, është ngopor dhe madje është gërditur me keqpërdoruesit flagrant të fondeve milionëshe, të të drejtës qytetare dhe të lirive njerëzore. Sa më shumë që, trumbetojnë dhe që, pamëshirshëm i mbrehin bajonetat, aq më tepër, komprometohen, aq më tepër, e dëshmojnë mjerimin e tyre, prej individëve me adresa të fshehta, të dyshimta dhe pa asnjë vlerë e kontribut për prosperitetin dhe rritën e shtetit të Kosovës. Ata, pra, ata maskarenjë, mund t’i mprehin dhe t’i drejtojnë bajonetat e tyre, por, sot dhe asnjëherë, nuk mund të rrijnë, të qëndrojnë mbi ato bajoneta!

Dhe, duke mos pasur histori kredibile në kontributin për rritën e shtetit të Kosovës, përkundrazi pjellë serbo-sllave, të dëshmuar si dhunues dhe mashtrues, ata dhe të njëjtit sikur këta që, vërsulen kundër meje dhe arritjeve të mia akademike, fabrikojnë fushata denigruese, ideojnë pamëshirshëm, nëpër netët plotë errësirë të kësaj vere, beteja të pa shpallura, sepse, vetëm me inskenime, vetëm me trillime e shohin veten si mashtrues para opinionit. Duke mos pasur asnjë më të vetmen vlerë në shoqëri, ashtu të hutuar, të përhumbur, kundër çdo kodi të ndershmërisë dhe të edukatës, vrapojnë ta marrin flamurin e turpit, të mashtruesve ordiner dhe dalldisen, si qyqet e natës, aty ku gjejnë strehë. E dinë fare mirë se, gënjeshtrat e tyre, mashtrimet e tyre, nuk i merr askush si të faktuara, madje, ato i kanë hedhur poshtë institucione kompetente dhe komisione profesionale të Tiranës, Vjenës dhe Prishtinës, saqë, sikur dje dhe sot, sërish i lë, në mjerimin e tyre të trumbetojnë ditën edhe natën. Të tillët, pra, në rastin konkret, sërish bajraktarët e fushatave, nuk do ta ndjejnë veten mirë e as të qetë, pa u ngritur, si rojet e mashtrimit, kundër meje dhe sukseseve të mia. Ata, e ndiejnë veten të gjallë, vetëm, në fushata denigruse, siç, sërish ndodhi kjo kundër meje. E unë ju them, në rast se, vërtetë janë të vendosur, sa herë që ngelin në anonimitet, në mëshirën e harresë e të braktisjes, dhe i merr malli për fushata plotë helm e ndytësirë, të vazhdojnë të vërsulen ndaj vlerave dhe arritjeve të mia familjare, atdhetare, kombëtare, qytetare dhe akademike. Të njëjtit, këta prodhues të mjegullave, i pret dëshprimi, zymtësia dhe zvenitje, sikurse edhe më parë!

Jo nuk shtantazhohem, nuk blihem as shitem, nuk frikësohem as dorëzohem para mafias, të korruptuarve, keqpërdoruesve, dhunuesve dhe kriminelëve!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco