Edi, a e dëgjove?

Edi, a e dëgjove?

Nga Gëzim Mekuli - 31/05/2022

Miku yt Vuçiç, sapo u betua se 'Kosovën e Metohinë' do e bëjë Serbi!

'Kosova, pjesë e Serbisë'. Mu kështu tha gjatë betimit për mandatin e tij të dytë 5-vjeçar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

Miku yt, Vuçiç, z. Rama, u zotua se do të ruajë me “të gjithë forcat sovranitetin e Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale.”

Edi, a po e fton, edhe njëherë, Goran Bregovicin, e ta bëjmë një ndejë, e ta festojmë, e të kënaqemi, e të hallakatemi me këngën e tij nacionaliste "Kallashnikov": biles, more Edi, askund më mirë se sa në "Durrësin serb" nuk do ta rindërtoje simbolikën agresive të  "Botës serbe".

Kështu do ja bëje qejfin edhe shpirtit të Qubrilloviqit e të Millosheviqit!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco